Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim në Greqi, Fofi Gennimata, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas një beteje me kancerin në spitalin Evangelismos, ku po trajtohej. Lidhur me këtë lajm të trishtë ta reaguar socialisti Damian Gjiknuri i cili ka shprehur ngushëllimet.
“Në emër te Partisë Socialiste të Shqipërisë shpreh ngushëllime të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kryetares së Pasok Znj. Foteini Genimata. Takimi i fundit me të ishte në Lubljanë muajin e shkuar në kuadër të takimit të PES ku ajo mbështeti pa hezitim axhendën e integrimit të Ballkanit Perendimor në BE. Znj. Genimata ishte nje politikane e spikatur për vlerat të cilat i përcolli përgjatë gjithë karrierës së saj”, shkruan Gjiknuri.