Eugent Bushpepa çoi lart zemrat e shqiptarëve në mbarë botën, pasi arriti të kualifikohej dhe të shkonte drejt e në finalen e Eurovizionit.
Pas performancës, ra shumë në sy flirtimi i prezantueses së Eurovision, Filomena Cautela me Eugentin.
Ajo i tha këngëtarit shqiptar se i pëlqen shumë tatuazhet e tij dhe i kërkoi të bënte tatuazh emrin e saj.
E reja u shpreh:
Ti ke tatuazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë! Këtu kam tatuazhin tënd më të ri, emrin tim”.
Dhe ai ia ktheu:
Do ta mbaj në zemër”.