Filmi “Mbjellja e pemëve” ishte i fundit në të cilin interpretoi aktori i njohur Gulielm Radoja.
Në shfaqjen premierë të këtij produksioni, Radoja u mungoi të gjithë kolegëve të cilët së bashku ata që e deshën artin e tij e kujtuan artistin me një duartrokitje të gjatë.
“Të kujtojmë me shumë respekt dhe me shumë dashuri, kolegun tonë dhe mikun e të gjithë artdashësve.”
Filmi sjellë në vëmendje kohën e errët të komunizmit ndërsa regjisori Fabio Seferi ka bërë bashkë një kast të mrekullueshëm aktorësh si Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, Roerd Toçe, Alert Çeloaliaj dhe Myzafer Zifla.
Aktori protagonist Roerd Toçe tregon se puna krah artistëve të mirënjohur i ka falur emocion dhe leksione të vyera.
“Me Gulielmin kam pasur një raport shumë të mirë, ka qenë babaxhani të të gjithëve neve. Brezi jonë ka punuar me profesor Gulielmin.Në art nuk ka pasur njeri më të mirë se Gulielm Radoja.”
Për regjisorin Fabio Seferi ky ishte filmi i tij i parë pas përfundimit të studimeve teksa thekson mungesën e mbështetjes ndaj artistëve të rinj.
Filmi “Mbjellja e pemëve” me metrazh të shkurtër është xhiruar gjatë muajve të parë të pand emisë./Oranews/