Lulzim Basha flet për gjëra që nuk janë në dorë as të tij dhe as të ushtarëve të tij. Ndryshimet kushtetuese as mazhoranca nuk i bënë dot, sepse duhet të ketë shumicë të cilësuar dhe jo Luli Basha si gjysmagjeli i opozitës së shpërbërë.
Ai shprehet se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme, për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi.
Ndryshimet e propozuara, sipas tij, janë vetëm hapi i parë që do të pasohet nga një paketë e plotë, për të kufizuar dhe garantuar ndarjen e pushteteve, por kur do ndodh, sepse nuk funksionon drejtimi i shtetit me deshira por me ligje dhe vota.
Këtë nuk e kupton gjysmagjel opozita dhe vazhdon konsumon broçkulla, që as një idiot nuk i kapërdinë:
“Ka një dhe vetëm një pengesë që e mban tetë vjet Shqipërinë në vendnumëro në procesin e integrimit Europian dhe ky është fakti që Shqipëria udhëhiqet nga një njeri dhe nga një grup njerëzish që kanë vënë interesat e tyre personale, pushtetin e tyre personal dhe lakminë e tyre për t’u pasuruar dhe për ta mbajtur këtë pushtet në mënyrë të paligjshme mbi interesat e çdo shqiptari.
Dhe rruga e vetme për ta zhbërë këtë, për ta hapur portën drejt Europës është për t’u rikthyer tek demokracia, tek sundimi i ligjit dhe tek ndëshkueshmëria e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.
Prandaj kemi propozuar këtë paketë të amendamenteve kushtetuese si një paketë urgjence kushtetues. Ndërkohë nuk kam hequr dorë nga platforma për demokracinë që kam shpalosur në janar të këtij viti.
Nga ndryshimet e thella kushtetuese. Nuk kam hequr dorë nga propozimet e mia, që forcojnë kontrollin dhe balancën e institucioneve, që nga bikameralizmi tek kufizimi i kryeministrit në dy mandate, tek forcimi i kompetencave të institucioneve të pavarura tek shumë hapa të tjerë, që mund dhe duhet të hidhen, por do të hidhen në bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorët e shoqërisë, ato që quhen forca të gjalla të shoqërisë, në një dialog, të cilit prej Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut, e kemi shpallur dhe po e vëmë në lëvizje, me instrumentet brenda partisë, përmes platformës qytetare për demokracinë.” / Ekskluzive.al