Angela Merkel, kancelarja në largim e Gjermanisë është treguar e kujdesshme dhe nuk ka preferuar të afrojë dorën e saj me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ashtu sikurse është bërë zakon tashmë në kohët e Covid, Merkel ka zgjatur vetëm grushtin, ndërkohë që bashkëatdhetarja e saj është afruar për një shtrëngim duarsh në një samit në Bruksel, që ndoshta do të jetë dhe i fundit për kancelaren në largim.