Kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra ditën e djeshme mbërritën në Egjipt, ku po zhvillojnë një vizitë zyrtare.
Rama kur mbërriti të aeroportin e Kajro u mirëprit nga një ceremoni zyrtare, por ajo që ra në sy dhe që u komentua është se teksa zhvillohej ceremonia flamuri shqiptar nuk dukej asgjëkund.
E nuk kishte si kjo të mos komentohej edhe në faqen e kryeministrit Rama.
“Po flamuri shqiptarë ku është e mori era?” shkruan një komentues në faqen e kreut të qeverisë.
Kryeministri ka reaguar menjëherë duke i dhënë edhe përgjigjen komentuesve.
“Ke parë ndonjëherë në vizitat e shtetasve të huaj në Shqipëri të vendoset flamuri i tyre në ceremoninë ushtarake të mirëseardhjes? Jo, sepse askund nuk vendoset, rregull elementar kudo në botë”, sqaron kryeministri Rama.