osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prishja e Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit, Ministrja e Kulturës: Vijojmë betejën ligjore, po punohet për një shtëpi të re

Prishja e Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit, Ministrja e Kulturës: Vijojmë betejën ligjore, po punohet për një shtëpi të re

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për herë të parë pas prishjes së Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit.

Ajo shprehet se vijojnë përpjekjet në aspektin ligjor, ndërsa në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurohet një hapësirë për zhvillimin e proceseve të stërvitjes dhe shfaqjeve.

“Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevojshme për ta, stërvitjes dhe studiove për edukimin e brezit të ri”, sipas saj.

Margariti thekson se jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punohet për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun.

“Përveç hartimit të plani afatshkurtër, që puna e tyre të mos ndërpritet, por të vijojë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punojmë për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun.

Jam besimplotë se ashtu si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë”, shkruan ministrja.

Përmbarimi ka shembur çadrën e Cirkut Kombëtar në Tiranë dy ditë më parë, një nga ndërtesat historike në vend, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite.

Shumë artistë kanë ngelur pa punë, ndërsa presin zgjidhje nga ministria duke theksuar se cirku ka specifika dhe nuk mund të zhvillohet në çdo ambient.