osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Patozi: Plani me tre pika i Bashës është nxitur prej panikut të foltores së Sali Berishës, nuk ka të bëjë me shqetësimet reale të shoqërisë

Patozi: Plani me tre pika i Bashës është nxitur prej panikut të foltores së Sali Berishës, nuk ka të bëjë me shqetësimet reale të shoqërisë

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi është shprehur se iniciativa me 3 pika e Partisë Demokratike është e nxitur nga paniku i foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi tha se plani i Bashës nuk ka të bëjë me shqetësimet e shoqërisë. Ai theksoi, se nuk duhet të humbet kohë me analizimin e planit të tij. “Plani me 3 pika i Lulit dhe foltorja nga mbrapa. E kuptoj mirë nevojën e Lulzim Bashës për t’i gjetur punë opozitare vetes në këto kohë të vështira, kur ka frikë të dalë edhe në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.

Ndaj edhe nuk ia vlen fare që të humbësh kohë për të analizuar cilësinë e propozimeve të tij, jo aq si kundërpeshë e kërkesës së qartë ndërkombëtare për votimin e zgjatjes së vetingut, se sa si një hall i brendshëm. Sepse plani me tre pika, që po shëtit prej ditësh nëpër studio debatesh pa lidhje, e ka të shkruar në ballë, që është nxitur prej panikut të foltores së Sali Berishës dhe nuk ka fare të bëjë me shqetësimet reale të shoqërisë shqiptare”, tha ai.

Ndër të tjera, Patozi u shpreh, se ajo që e çudit është fakti se pak muaj më parë Basha bëri premtimin e bujshëm për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 të nënshkruara nga Rama dhe Berisha. “Por ajo që më çudit është fakti se si nuk doli kush t’i kujtojë Lulit premtimin e tij të bujshëm për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Nuk kanë kaluar, as vite dhe as shumë muaj prej asaj dite, ndërkohë që “dorashka” e ditëve të fundit e PD-së për Edi Ramën, jo vetëm që nuk e godet statuskuonë, por ajo e përforcon edhe më shumë kryetarokracinë, si regjim që favorizon pushtetin absolut të kryetarëve të partive. Që do të thotë se Lulzim Basha, pa iu dridhur fare qerpiku, sot na fton të diskutojmë dhe të pranojmë krejtësisht të kundërtën e asaj, që premtonte në fund të gushtit”, tha ai.