Një 14-vjeçare shqiptare ka fituar çmimin e parë në “Golden Star Kids International”. Edicioni i katërt i këtij kompeticioni u mbajt në Turqi ndërsa pjesë ishin mbi 30 konkurrentë nga disa shtete të botës.
Me një zë brilant dhe një performancë të shkëlqyer Albana Bajraktari ia doli të renditet e para mes 30 konkurrentëve në edicionin e katërt të Golden Star Kids International, të mbajtur këtë tetor në Turqi.
14-vjeçarja shqiptare, mori çmimin e parë për kanto teksa u vlerësua pozitivisht edhe në gjini të tjera.
Me kurorën e çmimit në kokë dhe flamurin shqiptar në supe, Albana u prit ashtu si fituesit e meritojnë.
Ajo tregon vështirësitë e një garë ku pjesë ishin talente nga shumë shtete të botës./Noa