Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi iu shpreh se Lulzim Basha duhet të shkojë më tej, ku bën denoncime për oligarkët.
Duke iu referuar deklaratave të krydemokratit në Kuvend pak ditë më parë, për Samir Manen dhe Shefqet Kastratin, Klosi tha në emisionin “Breaking” , se Basha duhet të guxojë të shkojë më tej.
“Nuk e di nëse po vendos gjoba. Nëse bëhen akuza, siç është rasti i oligarkëve, kur thuhen gjëra të tilla, duhet të thuhet edhe më shumë. Ka kohë që flitet në Shqipëri, oligarkët, oligarkët. Ata që bëjnë akuza të tilla, le të guxojnë të shkojnë edhe më tej. Çfarë kanë përfituar, sa kanë përfituar. Duhet një frymë më racionale në parlament. Opozita duhet të jetë më serioze në akuzat e saj”, tha Klosi.