Shqipëria është bërë pjesë e rëndësishme e planeve të evakuimit të shtetasve që largohen nga Afganistani, duke pritur me mijëra persona që po largohen nga regjimi i talebanëve. Për këtë, vendi ynë ka marrë falënderimet sot edhe nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.
“Pas një raundi negociatash komplekse, FIFA mund të konfirmojë se ka mbështetur Katarin me evakuimin nga Afganistani të një grupi të dytë refugjatësh të lidhur me futbollin dhe basketbollin e femrave. Një tolal prej 57 personash, më së shumti gra dhe fëmijë, mbërritën shënosh në Doha të mërkurën, 20 tetor, në një udhëtim çarter.
Drejtuesit e FIFA-s kanë punuar nga afër me Katarin për përpjekjet e evakuimit që nga muaji gusht, me Shqipërinë që i është shtuar bashkëpunimit më së fundmi.
Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, tha:
”Ne do të dëshironim të shprehnim falënderimet më të sinqerta për Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me misionin humanitar dhe për asistencën e tyre në zhvendosjen në siguri të këtyre pjesëtarëve të komuniteti të futbollit në situatat më të vështira. FIFA do të vazhdojë të punojë për evakuimin e anëtarëve të tjerë të familjes së sportit”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e FIFA-s.