Një hajdut vendosi t’i linte një shënim pronarit të shtëpisë ku kishte hyrë për të vjedhur pasi nuk gjeti mjaftueshëm para. Pronari Trilochan Singh Gaur u kthye në shtëpi pas një udhëtimi 14 ditor kur zbuloi se mungonin 400 dollarë dhe disa bizhuteri.
Ai gjeti gjithashtu dhe një letër nga hajduti, ndaj të cilit kishte dhe një “kritikë”. “Përse ishte e mbyllur shtëpia kur nuk kishte para”, thuhej në letrën e lënë nga hajduti, e cila është bërë virale në Twitter.