Të dënuarit që u arratisën mbrëmjen e së mërkurës nga burgu në Pire janë: Xhuliano Halili i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, së bashku me të babain e tij.
Krim i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.
Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge. Të dënuarit do të dërgoheshin në burgun Alikarnaso në Hania.
Ata po dërgoheshin me anijen Elefterios Venizelos që kryen këtë linjë, në kohën që mundën të lirojnë prangat dhe të vrapojnë drejtë daljes së portit të Pireut.
Të dënuarit ishin të gjithë shqiptarë dhe po ktheheshin në Kretë, pasi ishin dërguar disa ditë më parë në gjykatat e zonave ku kishin kryer veprat penale, për të zhvilluar gjyqet e apelit.