osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Amandamentet e juristit Basha: Nga rikthimi i “trenit”, te bashkitë “katunare”

Amandamentet e juristit Basha: Nga rikthimi i “trenit”, te bashkitë “katunare”

Nga Ylli Pata

Lulzim Basha shpalli sot, kur elaboroi në vija të trasha 3 amendamentet për të “arnuar” Kushtetutën, se këto ndryshime kushtetuese që ka propozuar nuk janë të vetmet.

Por do t’i bëjë më vonë, ku siç tha kishte ndërment të kërkojë “balancimin e pushteteve” në vend. Arnimi kështu si me pikatore i ligjit themeltar të shtetit, sikur s’shkon. Përse s’i bën të gjitha njëherë e mirë, siç i bëjnë vendet e zhvilluara. Meqë i ka mendimet jo për gjë…

Në këtë stinë të re të politikës shqiptare, ku lideri i opozitës përdor armën reale që ka çdo forcë politike, pra Parlamentin si mekanizëm për ndryshim, natyrisht që së pari, çdo kush që ka uruar apo ka kërkuar një normalizim të politikës në vend, kërkon të kthejë diçka përmbys që të mos e marrë mësysh Lulin.

E duke u nisur nga karakteri pak i “llastuar” i juristit që ka vendosur të heqë dorën nga politika radikale, përgjithësisht njerëzit janë të prirur për të mos parë përmbajtjen por formën, për të mos e prishur pa nisur, se bën vaki edhe mërzitet.

Megjithatë, kemi të bëjmë me ndryshime aq të rëndësishme që ndryshojnë e arnojnë ligjin bazë të Republikës, e natyrisht kushtëzojnë si jetën e shtetit por edhe atë të qytetarëve.

E duke u nisur nga vijat e trasha që elaboroi Lulzim Basha sot, është jetike që debati për këto ndryshime të jetë shterues e sa më i gjallë.

Basha tha sot se 3 janë pikat e amendamenteve të tij kushtetuese: e para është rrëzimi i ndryshimeve që mazhoranca me ish-opozitën parlamentare bënë në korrik, e dyta është vettingu i politikanëve dhe e treat- reforma administrative.

Tek amendamenti i parë, Lulzim Bashë kërkon rikthimin e epokës “Berisha-Meta” e “Rama-Meta” në risjelljen e të ashtuquajturit “koalicion-tren”. Pra që çdo parti, e cila bën aleancë parazgjedhore garon jo vetëm si koalicion por edhe si parti, duke bërë kështu dublimin jo linear të votave të qytetarëve, çka është një “Dushk” i qartë por i fshehur elektoral.

Të ashtuaquajturin “koalicion-tren nuk e ka asnjë vend që ka një sistem të pastër proporcional votimi. Çdo listë zgjedhore garon si koalicion dhe merr aq deputetë sa vota ka marrë si njësi zgjedhore.

Nëse Basha kërkon të bëjë një reform zgjedhore, le ta bëjë të plotë, le ta bëjë mazhoritar apo lista të hapura 100% të cilat janë pas ndryshimit që i bëri Gjykata Kushtetuese ligjit, por jo rikthimit të fantazme të sistemit të vjetër. Megjithatë, ky është impresioni në vija të trasha, pasi gjërat do të jenë më të qarta kur të kemi në duar draftin.

Çështja e dytë që Basha propozoi ishte vettingu i politikanëve. Edhe këtë ndryshim, kreu e PD-së e shpjegoi përciptas, por thelbi u dha. Sipas kësaj skeme, SPAK do të kalojë në vetting çdo politikan në logjikën e vettingut të gjyqtarëve duke bërë sitën e pasurisë apo lidhjen e “papërshtatshme” që DSIK e bën për gjyqtarët.

Ky koncept, pasi nuk kemi parë ende tekstin, është një lëmsh i vërtetë, pasi ka mbivendosje e paqartësi të llahtarshme.

E para, nëse në rastin e gjyqtarëve filtri i pasurisë nuk bëhet si provë e pasurimit të tyre të paligjshëm, pasi nëse është e tillë, gjyqtari e prokurori ndiqet penalisht. Por ONM dhe organet e vetingut, në bazë të regjistrit të ILDKPKI bëjnë një vlerësim administrativ, nga i cili krijojnë bindjen se nuk përputhet pasuria e deklaruar me pasurinë reale. E në këtë rast kërkohet që gjyqtari të mos kualifikohet, si një masë “drakoniane”, por që nuk është provë ligjore. Sepse po të jetë ndryshe, përbën krim penal të dënueshëm.

Basha, propozon që politikanët të kalojnë sitën e SPAK e nëse pasuria e tyre nuk përputhet, të largohen. Mirëpo kjo është e kundërta e asaj sipas së cilës vettingu është krijuar.

SHBA e BE ngritën vettingun për të zgjedhur gjyqtarë e prokurorë që nuk ka indicje se kanë pasuri të akumuluar në mënyrë të padrejtë, në mënyrë që këta gjyqtarë e prokurorë të hetojnë e gjykojnë politikanët e zyrtarët e lartë për abuzimin me pasurinë.

Nëse një politikan ka një pasuri të pajustifikuar, ai nuk duhet të largohet, por të hetohet dhe t’i sekuestrohet pasuria, nëse ka prova që e ka krijuar në mënyrë të paligjshme.

Njerëzit nuk presin që politikanët e pasuruar në mënyrë të paligjshme të largohen, kjo është gjëja më minimale, por të dënohen e tu merret çdo cent i krijuar në mënyrë të paligjshme.

Nga ana praktike, SPAK e ka sot detyrë që të hetojë pasurinë e krijuar nga politikanët e zyrtarët e lartë, e SPAK këtë e bën duke hetuar, duke krijuar dosje penale që kthehen në çështje gjykimi në gjykatat speciale ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Propozimi i Bashës, krijon një artific, që përveç hetimit, SPAK të merret edhe me atë që quhet vetting e i merr kohë, resurse e mjete. Në rastin e gjyqtarëve e prokurorëve, këtë e bën ONM. Nëse do të duhet vërtetë një punë fliltruese e pasurisë sipas modelit të gjyqtareve e prokurorëve, këtë duhet ta bëjë më mirë dhe e bën më mirë ONM-ja sesa SPAK. Prokuroria Speciale më pas, nëse gjen indicia e prova e çon në ndjekje penale politikanin e zyrtarin e dyshuar për pasuri të paligjshme. Madje i sekuestron edhe asetet, siç ndodhi në rastin e Adriatik Llallës.

Logjika e “lidhjeve të papërshtatshme” në fakt është zgjidhur me “ligjin e dekriminalizimit” i cili është mjaft drakonian e i thellë. Por edhe këtu vlen rasti i pasurisë, nëse ka prova që një politikan apo zyrtar është bashkëpunëtor me struktura kriminale, ai është për ndjekje penale, e jo për tu larguar që në fakt është një “larje duarsh” alla Ponz Pilat.

Ndërkaq, për për reformën e tretë, sërish kreu i PD-së nuk ka dhënë një panoramë të qartë, pasi deklaroi se Gazment Bardhi do të zhvillojë një dëgjesë publike, por shtoi se do të rrëzohet ndarja aktuale që sipas tij ka dështuar, e se do të ketë “bashki urbane e bashki rurale”.

E këtu çështja shkon sërish në një shteg butaforik që ka shumë gjasa të kthehet në meme.

Kjo pasi në thelb nuk ka njësi apo institucione veç për “qytetarët” e veç për “fshatarët”. Të gjithë janë qytetarë të Republikës, që nga koha e Greqisë Antike e të Romës së Lashtë. Lëre më sot.

Vetëm sistemi komunist i ndante administrativisht njësitë në “këshilla të bashkuar të fshatit” e Komitete ekzekutive të qytetit, që së bashku hynin në Komitetin Ekzekutiv të rrethit.

Kur u bë ndarja territoriale pas rrëzimit të komunizmit, sërish u përdor klisheja e kohës së vjetër, ku vendi u nda në “bashki” që bashkonin popujt e qyteteve e “komuna” që administronin banorët e fshatrave. Një diskriminim kushtetues, që kushdo ta kishte çuar çështjen në Statrazburg do t’i kishte marrë miliona qeverisë për këtë segregacion ligjor të qytetarëve sipas mideve të politikanëve.

Termi “Comune” është zgjidhur përfundimisht në shqip që në kohën e Mbretit Zogu, quhet: Bashki. S’mund të ketë bashki për “qytetarët” e komunë për “katunarët”.

Sistemi i Enver Hoxhës e ndau vendin sipas konceptit klasor në “punë shteti” ku i punësuari merrte rrogë fikse e koperativë, ku jo vetëm nuk kishte rrogë fikse, por as bukën nuk kishte të drejtë ta blinte në dyqanet shtetërore. Ishte një apartheid kushtetues që komunizmi e justifikonte me karakterin e shtetit klasor. Kurse një shtet kushtetues nuk i ndan qytetarët në “urbanë” e “ruralë”. Ky koncept ka lidhje thjesht me nismat zhvillimore të planeve ekonomike, e aspak me ndarjen administrative.

Shteti ndahet në njësi administrative që janë autonome dhe njësi të pavarura kushtetuese, kudo që ato veprojnë-kaq.

Reforma administrative nëse do të ribëhet, duket të bëhet ne logjikën që të ketë më pak apo më shumë bashki, si dhe të debatohet për kufijtë administrative të njësive, që Saranda të mos i marrë Himarës, e Kukësi-Hasit, apo Shkodra-Malësisë së Madhe, sipas një logjike gjeografike, historike por edhe të planit të njësive ekonomike të vendit.

Po ndoshta ky diskutim është për më vonë, ngaqë Basha thjesht sa ceku idenë që ka ndërmend t’i hyjë shtetit me themel. Po duket se mendjen, të paktën tani për tani e ka gjetkë…