Xheraldina Vula është një ndër gazetaret më të dashura në Kosovë, ku prej 12 vitesh drejton emisionin “Diçka po zihet”. Por Xheraldina është edhe nëna e reperit kosovar Ledri Vula. E ftuar në një bisedë me Rudina Magjistarin në televizionin “Klan”, Xheraldina rrëfen marrëdhënien me djalin e saj, por pa harruar t’i vë në pah të gjitha mangësitë.
“Jemi shumë të lidhur, që të tre si familje. Ne konsultohemi me njëri tjetrin, mirëpo Ledrit i them se nëse të njohin vajzat si të njoh unë, do të largoheshin se ti nuk gatuan, se shtron tavolinën. Një djalë modern si ti duhet të kujdeset për veten dhe jo të thotë ‘A e hekusore këmishën?” – tregoi Xheraldina.
Ledri Vula është një ndër reperët më të suksesshëm të momentit dhe ka shumë fanse që e adhurojnë. Por çmendim ka nëna e tij për fanset femra?
“Është një ndjenjë e mirë dhe e dhimbshme sepse kemi qenë të reja edhe ne edhe e dimë kur do një idhull dhe nuk mund të jetë i yti. Në anën tjetër, më vjen shumë mirë që e duan se suksesi matet edhe me dashurin që publiku ta jep. Edhe Ledri, fal shumë dashuri ndaj e kanë të dyanshme.”- tha Xheraldina.
Supriza e Ledrit për nënën e tij ishte një videomesazh, ku reperi Kosovar e vë përballë një pyetje të vështirë: “A kishe pas qef që ta kishe pas një vëlla ose një motër për mua apo të bëhesh gjyshe?”
Por Xheraldina ishte e prerë teksa pret që të bëhet sa më shpejt gjyshe, edhe pse sipas Ledrit është një ditë e laegët.
“Do të doja që ta kishte Ledri një vëlla dhe një motër deri në këtë ditë, por tani dua të bëhem gjyshe se kushërinjtë i ka si motër e vëlla. Unë pres të bëhem gjyshe.” – përfundoi moderatorja nga Kosova.