osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Deputetët e Dibrës braktisin “Foltoren” e Berishës! “Non grata” Sali kërcënon me një ‘97-të të dytë dhe shton sulmet ndaj Bashës

Deputetët e Dibrës braktisin “Foltoren” e Berishës! “Non grata” Sali kërcënon me një ‘97-të të dytë dhe shton sulmet ndaj Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur dje takimin e radhës me demokratët në qytetin e Peshkopisë, ndërsa ra në sy fakti se asnjë nga 3 deputetët e Partisë Demokratike të Qarkut të Dibrës nuk ka qenë i pranishëm në “Foltoren” e ish-lideri demokrat.

Bëhet fjalë për deputetët Xhelal Mziu, Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku, të cilët zgjodhën të braktisnin “Foltoren” e Berishës, duke u pozicionuar kështu në krah të kryedemokratit Lulzim Basha. Por mungesa e zotit Mziu nuk është pritur mirë nga mediat e Berishës, të cilat kanë nisur sulmet ndaj tij.

Berisha kërcënon me një ‘97-të të dytë

Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha është kujdesur që të shfrytëzojë “Foltoren” për të dërguar një sërë mesazhesh kërcënuese për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha, ndërkohë që paralajmëroi edhe protesta të fuqishme dhe madje një ‘97 të dytë.

Duke folur para simpatizantëve të mbledhur në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, zoti Berisha falënderoi të gjithë demokratët që i qëndruan besnikë edhe në vitin e mbrapshtë 1997, ndërsa bëri thirrje për revolta, duke lënë të nënkuptohet si në grushtin e shtetit të vitit 1998 të provokuara nga ai kundër qeverisë “Nano”.

“Ndaj le të bashkohemi ne me të gjithë ata që kanë themeluar këtë parti, me ata që kanë vënë themelet e kësaj qeverisje, kësaj epoke, me të gjithë ata që në vitin 1997 qëndruan ndaj rebelimit komunist dhe bënë që të fitojmë në vitin 2005, me të gjithë ata që këto 8 vite derdhën lumenj djerse, por që nuk patën fatin të kenë një udhëheqje. Me të tjerë që duan të bashkohen dhe të ngrihemi në këmbë dhe të bëhemi gati për një përballje të fuqishme me Edi Ramën”, deklaroi ai.

Po ashtu, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se daullet që ranë dje në Peshkopi janë për betejë për të gjitha gjërat që ka bërë. “Edvin Rama po të them dhe paralajmëroj sot nga Peshkopia se ato daulle që bien jashtë nuk janë dasme, por beteje dhe vetëm beteje. Do përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë”, u shpreh ai.

Berisha shton sulmet ndaj Lulzim Bashës

Por përveç kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I drejtpërdrejtë në ato që thoshte, ish-kryeministri Berisha theksoi se PD ndodhet në gjendje kritike për shkak të vendimeve të gabuara të kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e cilëson si ish-kryetar. “PD është sot e goditur rëndë nga aktet e papërgjegjshme nga udhëheqja pothuaj inegzistente e saj.

Unë shfrytëzoj rastin t’ju kërkoj ndjesë sepse gjatë këtyre viteve nuk kam ngritur para jush problemet e mëdha që përballej PD, pavarësisht se ato unë ia kam thënë kryetarit të saj dhe i kam të dokumentuara. Dhe në vitin 2017 i kërkova dorëheqjen, por ndofta duhej të vendosja të rikthehesha për të mos patur Edi Ramën siç e kemi sot”, tha ai. Ndërkohë, Berisha akuzoi Bashën se përdori kundër tij pabesinë, duke e përjashtuar nga grupi parlamentar.

“Pasi dështoi, përdori armën më të poshtër që mund të përdorë njeriu, ajo quhet pabesi. Unë mbrojta dinjitetin dhe sovranitetin, kjo është e vërteta. Pas vendimit të tij dhe pasi kisha hequr dorë nga largimi im pa kthim, me vendimin e tij cenoi për vdekje sovranitetin e PD. Vendimet në PD i merrni ju, vota juaj dhe parimet e statutit që kemi, jo ish-kryetari”, nënvizoi Berisha.