Aktorja 31 vjeçare, që interpreton rolin e Daenerys Targaryen, në fakt ka komentuar kështu, për sezonin e tetë dhe të fundit të serialit, që në këto ditë po mbaron edhe xhirimet e fundit:
”S’di si do ta presë publiku: Besoj se sezoni do të jetë i ndarë, do të ketë nga ata që do të ulërasin “Kjo është pikërisht finalja që prisja” dhe kush do të thotë “Cfarë?
Me të vërtetë përfundon çdo gjë kështu? . Ndër këto të fundit me siguri, do të jetë edhe nëna ime”. u shpreh aktorja qe po çmend fansat e “Game of Thrones”.
Deklaratat e Emilia Clarke ndjek linjën e kolegëve të tjerë të cilët më parë ishin shprehur për finalen e shumëpritur se do të kenë nga ata që do ta vlerësojnë, por dhe ata që do të mbeten të zhgënjyer./PamfletiMAGAZINE