Juristi Romeo Kara ka dalë me një deklaratë të fortë ë rrjetet sociale për sistemin tonë të drejtësisë. Sipas tij, SPAK, po fle mbi dosje dhe në heshtje po i mban ison politikës së korruptuar.
Romeo Kara thekson se është koha që të ndryshohet kuadri ligjor për organizim e sistemit të drejtësisë dhe sidomos të SPAK-ut.
Postimi i plotë:
Me bindje te plote them qe, ka ardhur koha qe te ndryshohet kuadri ligjor per organizimin e sistemit te drejtesise dhe sidomos SPAK-ut, duke iu hapur rruge rekrutimeve te personave jashte ketij sistemi drejtesie, te afte profesionalisht dhe me integritet dhe qe vendosjen e drejtesise e konsiderojne si mision dhe jo thjesht nje mjet per te siguruar jetesen.
SPAK-u i tanishem, duket qarte qe fle mbi dosje dhe ne heshtje po i mban ison politikes se korruptuar.
Ad by Valueimpression
Fakti qe korrupsioni lulezon pa iu trembur syri, flet per nje garanci ne heshtje nga ky organ i akuzes.
Askush nga politika nuk e ka marre seriozisht SPAK-un dhe merita me e madhe per kete i takon vete atij.
Ky qendrim pasiv i SPAK-ut, minimumi eshte shperdorim detyre, per te mos folur per pasivitet te qellimshem dhe te organizuar.