osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama tërhiqet nga oferta për Bashën, zgjedhje të reja vendore vetëm në bashkitë pa krerë

Rama tërhiqet nga oferta për Bashën, zgjedhje të reja vendore vetëm në bashkitë pa krerë

Partia Socialiste është e gatshme të diskutojë me PD për vetingun në politikë. Kryeministri Edi Ram ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Noë” në Euroneës Albania, ku u pyet për këtë çështje.

Ai u shpreh se është gati të bisedojë për gjithçka me opozitën. Nga ana tjetër ai deklaroi se PS nuk pranon kushtëzimin e votës për zgjatjen e vetingut në drejtësi me vetingun në politikë. “S’kemi pse themi se çfarë do të ndodhë që ditën e parë kur sapo marrim një lajm. Nuk jemi këtu për të dhënë përgjigjen se çfarë do të ndodhi. Jemi të hapur ta diskutojmë. Këto janë të ndara dhe nuk ka kushte.

Ky vetingu i madh nuk është për tu kushtëzuar sepse s’kemi se çfarë negociojmë. Aty është një vullnet që buron nga një domosdoshmëri për të mbyllur procesin. Më anglisht me opozitën unë nuk flas. Për asnjë arsye në botë. Jemi të gatshëm të ulemi me PD për gjithçka që nuk është pjesë e brendshme e PD.

Por çdo gjë që është pjesë e interesit të përbashkët dhe e interesit të saj ne jemi gati të ulemi. Ne çdo vend demokratik të gjithë opsionet janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem ti diskutojmë. Nëse na bindin që duhen zhbërë patjetër. Jemi gati të dëgjojmë me shumë respekt dhe po ashtu të dëgjohemi”, tha Rama. Kryeministri u tregua i bindur për zgjatjen e vetingut.

Sipas tij, ky proces do të bëhet në konsultim me SHBA dhe BE. “Ai proces pa monitorimin ndërkombëtar dhe pa garancinë e transparencës që ka deri më sot nuk është më ai proces. Mos harrojmë se nga fillimi ko reformë nuk ka qenë reforma e mazhorancës, e shumicës, e PS, e qeverisë e imja jo e jo, por ka qenë një reformë që qysh në hapin e parë është hedhur së bashku me aleatë strategjikë tanë. Reforma në drejtësi ka një tërësi faktorësh.

Nuk janë qeveria dhe opozita, janë dhe SHBA me BE. Nuk kemi se çfarë të negociojmë me PD në këtë pikë. Përgjigjja ime është e thjeshtë. Nuk dua ta mendoj që do nisë avazi nga e para dhe opozita do i kthehet llogores së vjetër ku e nxorëm. Ky proces duhet të jetë i ndarë nga debati politik e partiak. Është proces kombëtar. Lidhet me sigurinë dhe prosperitetin e vendit”, tha ai.

Bashkëqeverisja dhe zgjedhjet vendore

Para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama i bëri një ftesë publike Bashës për të bashkëpunuar. Mirëpo dje ai u tregu i gatshëm të flasë për gjithçka, megjithatë sa i takon ndarjes së pushteti u shpreh i tërhequr. “Ideja e bashkëqeverisjes nuk mund të jetë dot e brendshme. Për momentin nuk kemi ku të drejtohemi për këtë çështje”, tha ai. Po ashtu Rama u duk i tërhequr dhe nga ideja e zgjedhjeve të parakohshme vendore. Ai tha se zgjedhje duhet të ketë vetëm në bashkitë që kanë vakanca dhe nuk është në dorë të tij për zgjedhje në bashkitë e tjera.

“Zgjedhje të parakohshme normalisht duket të bëhen aty ku janë 6 bashki pa kryetar. Ndërsa zgjedhjet parakohshme nuk janë në dorën tonë”, tha ai. Kryeministri preferoi të mos përfshihej në debatin brenda PD. Por tha se ai do bashkëpunojë me këdo që do jetë kryetar i opozitës. “Nëse larg qoftë do të zgjidhnim se kush është opozita dhe lideri i opozitës, unë nuk do zgjidhja asnjë prej tyre.

Unë kam respekt për Partinë Demokratike dhe kam qenë tek ajo parti në fillimet e saj. Kështu që opozitën apo kundërshtarin nuk e zgjedh ti, por të tjerë dhe kjo mbetet të respektohet nga ne. Mirëpo, kur e shoh opozitën aktuale ndjej keqardhje. Opozita është katandisur si mos më keq. Më vjen shumë keq për të dhe është një shfaqje teatrale. Opozita aktuale në kushtet kur është në situatë delikate, nuk na jep ne liri të qeverisim më mirë. Kjo opozitë na ngushton hapësirat në kushtet kur ri përballë dhe vetëm shan e mallkon dhe nuk ofron alternativë”, tha ai.