osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Situatë kaotike në universitete, studentët e pavaksinuar nisin protestat, disa fakultete refuzojnë urdhrin e Manastirliut

Situatë kaotike në universitete, studentët e pavaksinuar nisin protestat, disa fakultete refuzojnë urdhrin e Manastirliut

Ka nisur ditën e djeshme viti i ri akademik. Studentët në mbarë vendin iu kthyen auditorëve pas një shkëputjeje prej gati dy vitesh nga gjendja e koronavirusit.

Kusht për mësimin në auditor ishte paraqitja e certifikatës së vaksinimit, testit PCR si dhe vërtetimit nga mjeku në pamundësi për t’u vaksinuar.

Disa prej universiteteve kanë qenë shumë strikte në zbatimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë ku përshembull në hyrje të Fakultetit të Ekonomikut në kryeqytet ka patur policë, të cilët kanë kontrolluar çdo student për vaksinë ose test PCR. Studentët që nuk janë vaksinuar nuk u është lejuar hyrja në fakultet. Nga ana tjetër ajo që bie në sy është fakti që më pak se gjysma e studentëve në universitetet e rretheve rezultojnë të pavaksinuar megjithatë atyre u është lejuar hyrja në mësim.

Në Elbasan, studentët si të vaksinuar edhe ata të pavaksinuar janë lejuar të futen në auditorë, por sipas zv/rektorit kjo është bërë për të orientuar dhe këshilluar studentët që në ditët në vijim të marrin vaksinën. E njëjta situatë ka qenë edhe në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, ku të gjithë studentët u lanë të futeshin edhe pse shumica nuk kanë qenë të vaksinuar.

Ndërkohë në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, studentët e pavaksinuar nuk janë lejuar të futen, madje edhe atyre që janë vaksinuar u është kërkuar që të marrin konfirmimin e kryerjes së vaksinës edhe nga portali e-Albania. Edhe në Gjirokastër, drejtuesit e universitetit shprehen të bindur se studentët duhet të marrin vaksinën në ditët në vijim, teksa janë duke parë edhe mundësinë se si do t’u ofrohet mësimi atyre studentëve që nuk do të pranojnë të vaksinohen. Po ashtu edhe shumë më e ulët rezulton përqindja e studentëve të vaksinuar në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe për këtë arsye, rektorja u ka bërë thirrje studentëve që të marrin dozat e vaksinës për të pasur një vit akademik sa më normal.

Situatë kaotike në fakultete, nisin protestat

Në disa universitete të Tiranës, si Fakulteti i Shkencave të Natyrës apo Filologjiku, studentët nuk janë lejuar që të hyjnë në auditore. Po ashtu edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës, një pjesë e mirë e studentëve nuk janë lejuar që të hyjnë në ambientet e brendshme të auditorëve dhe kjo ka sjellë një situatë kaotike duke anuluar protestën e paralajmëruar që do të niste në orën 10:00 tek sheshi Nënë Tereza dhe do të vijonte me marshimin drejt Kryeministrisë.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Natyrore organizuan para Ministrisë së Arsimit një tjetër protestë, e cila duket se solli një lloj ndikimi. Pas kësaj proteste u njoftua se studentët e këtij fakulteti do të lejohen të hyjnë në auditore edhe nëse nuk janë vaksinuar apo nuk kanë një test PCR negativ. Megjithatë studentët kanë theksuar përsëri problemet që ka arsimi i lartë në vendin tonë. Ata kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë, që sipas tyre lejon financimin e universiteteve private me fonde publike dhe shpërfill të drejtat studentore. Në një shkresë studentët shprehen se burokracia shqiptare dhe disa pedagogë abuzues vazhdojnë të nëpërkëmbin dinjitetin e tyre teksa i bëjnë njëri-tjetrit thirrje për bashkim.