Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat jashtë selisë blu ka zbuluar tre amendamentet që PD do të dorëzojë në Kuvend brenda disa ditësh.
“Grupi i PD ka miratuar sot vendimin për të depozituar në parlament amendamentet për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës të 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të reformës zgjedhore, amendamentin në përputhje me Komisionin e Venecias.
Vettingu për pasuritë e politikanëve është një qëllim legjitim dhe respektojnë kërkesën për proporcionalitet.
Këtë proces duhet ta kryejë SPAK, për të marrë përsipër verifikimin një për një të krerëve të shtetit, dhe çdo politikani për pasuritë.
Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territoriale për të kthyer institucionet. Këto tre çështje janë përkthyer në një draft amendamentesh.
Qytetarët shqiptarë kanë prioritet demokracinë, vettingun e politikanëve dhe reformën territoriale”, tha Basha.