Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare nëna e analistit Fatos Lubonja, Liri Lubonja.
Liri Lubonja ka shkruar edhe dy libra me kujtime nga jeta e saj, pasi kujtojmë se ka jetuar plot 17 vite në internim, pas arrestimit të bashkëshortit.
Lubonja ishte një historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste.
Ajo ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vite burg.
Duke qenë që nuk pranoi ndarjen me Todin, ajo si gjithë familja, vuajti persekutimet e regjimit.