osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A ishin detyrat e SHBA këto që duken sikur i përmbushi Basha?! Nga shkrirja e LSI, te nxjerrja jashtë loje e dyshes Meta-Berisha dhe realizimi i reformës në drejtësi

A ishin detyrat e SHBA këto që duken sikur i përmbushi  Basha?! Nga shkrirja e LSI, te nxjerrja jashtë loje e dyshes Meta-Berisha dhe realizimi i reformës në drejtësi

Politika shqiptare duket se po hyn në një epokë të re. Prej 30 vitesh kanë qenë të njëjtët njerëz që dominonin politikën vendase, por sinjalet janë se ka filluar largimi i tyre.

Më 25 prill u larguan shumë figura të vjetra, ndërsa më pas ikën njerëz si Gramoz Ruçi, Lefter Koka etj. Po ashtu dy figurat më të vjetra në politikë, Ilir Meta dhe Sali Berisha po shkojnë drejt spostimit. Sinjalet janë se kemi të bëjmë me një projekt amerikan afatgjatë. Yuri Kim që sapo erdhi këmbënguli te pastrimi i politikës, por duket se ka qenë më i vjetër plani për të ndryshuar fytyrën e politikës shqiptare. Ajo që vihet re është se si Rama dhe Basha kanë punuar me detyra të caktuara me qëllim që të realizoheshin një sërë synimesh. Zanafilla e gjithçkaje është viti 2017 kur PD nisi çadrën.

Të dy liderët u ulën në një tryezë, e cila solli një marrëveshje që në pamje të parë dukej sikur favorizonte PS, por zhvillimet e fundit dëshmojnë se ka qenë një pakt shumë më i thellë i nxitur nga amerikanët me qëllim nxjerrjen jashtë loje të Metës dhe të Berishës. Në zgjedhjet e 2017 si Rama ashtu dhe Basha dolën kundër LSI. PS e nxori nga koalicioni dhe partia e presidentit hyri e vetme në zgjedhje. LSI pretendonte mbi 30 mandate në 2017, por mori rreth 20. PS ia doli të fitonte e vetme dhe më pas lindi aleanca PD-LSI ku në këtë mes hyri në lojë Lulzim Basha.

Djegia e mandateve

Lideri demokrat duket se ishte ngarkuar me shumë detyra që nëse i shohim tani, i ka përmbushur. Në 2017 LSI u bashkua me PD, por në 4 vite kurrë nuk pati një koalicion zyrtar mes tyre. Basha e mbante pas vetes LSI për ta kontrolluar më mirë dhe në fakt ia doli. Në 2019 Lulzim Basha ndërmerr një ndër aktet më të forta në 30 vite demokraci, atë të djegies së mandateve. Ishte ditë e diel dhe krejt papritur lideri demokrat njofton një konferencë shtypi, e cila vinte një ditë pas një proteste që kishte mbajtur PD. Basha deklaroi se PD ka vendosur të djegë mandatet e deputetit dhe brenda 2-3 ditësh u firmosën dokumentet.

LSI u kap në befasi nga ky qëndrim dhe nuk pati kohë të mendohej. Monika Kryemadhi i shkoi pas PD dhe këtu ishte gabimi i parë i saj dhe fitorja kryesore e Bashës. Deri në fund të javës u dorëzuan kërkesat në Parlament dhe Gramoz Ruçi nuk humbi fare kohë. Kërkesat shkuan në KQZ dhe u vulos dorëheqja. Ky ishte akti kryesor i misionit për të shkrirë LSI. PD vendosi të sakrifikojë mandatet e veta, ndërsa PS pati rol në mbylljen sa më shpejt të çështjes dhe realizimin e reformës zgjedhore deh mbylljen e asaj në drejtësi. Shumica e ligjeve të drejtësisë u rishikuan duke zhbllokuar proceset dhe kjo u bë falë PD, e cila i dha votat e nevojshme PS në Parlament që të bënte ndryshime. Falë ndërhyrjeve u shmang kolapsi në sistem pasi u lehtësuan procedurat.

Zgjedhjet vendore

Mandatet u dogjën në muajin shkurt, por në qershor PD ndërmori një tjetër hap shumë të rëndësishëm, atë të braktisjes së zgjedhjeve. Edhe këtu duket se kishte një koordinim PD-PS. Demokratët refuzuan pjesëmarrjen në zgjedhje, por PS nuk lëvizi dhe shkoi në zgjedhje. Presidenti Meta duket se e kuptoi lojën dhe tentoi të bllokonte procesin, por nuk ia doli. Mazhoranca mori vetë pjesë në zgjedhje dhe fitoi në 60 bashki. Ky ishte hapi i dytë i guximshëm kundër LSI dhe një detyrë tjetër e realizuar nga Basha. Me këtë lëvizje, LSI mori një goditje shumë të fortë, pasi si duket plani ishte për ta dobësuar për zgjedhjet e 2021.

LSI kishte 8 bashki të vetat dhe falë tyre kishte mbledhur shumë elektorat. Në momentin që humbi bashkitë të gjithë punonjësit kaluan me PS. Nga ana tjetër shumë deputetë humbën influencën sepse dogjën mandatet dhe nisi një valë e madhe largimesh nga LSI te PD dhe PS. Elektorati i partisë së Metës u rrudh ndjeshëm dhe në 25 prill zbriti në 100 mijë. Djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve sollën rrudhjen e LSI më 25 prill, e cila praktikisht doli jashtë loje.

Djegia e Ilir Metës

Një tjetër lëvizje të fortë që ndërmori Basha ishte ajo e nxjerrjes së Ilir Metës jashtë loje. LSI tentoi fort që të hynte në listë të përbashkët me LSI ose të firmosnin një koalicion për ndarjen e pushtetit, por Basha refuzoi. Qëllimet e Metës ishin dy: Nëse PD e LSI fitonin ai synonte të merrte një mandat të dytë. Ose ai ikte nga Presidenca dhe bëhej ministër i Brendshëm. Por Basha e refuzoi këtë gjë dhe presidenti vendosi të angazhohej vetë në fushatë. Lëvizjet tij shqetësuan amerikanët dhe dy ditë para zgjedhjeve Yuri Kim i dha një goditje të fortë, e cila duket se ndikoi dhe në rezultat.

Nëse PD dhe LSI i fitonin zgjedhjet, Meta do kishte një post, qoftë në qeveri, qoftë do merrte mandat të dytë. E vetmja mënyrë që ai të dilte jashtë loje ishte që PS të mbetej në pushtet. Realisht kjo ndodhi. Nëse shohim rezultatet, PD dhe LSI mund të ishin sot në qeveri nëse do kishin hyrë në listë të përbashkët. PS fitoi falë matematikës dhe falë veprimit të Bashës, i cili nuk pranoi që të hynte me një listë të vetme.

Kjo bëri që LSI të katandiset në 4 deputetë dhe Meta të mbetet pa post. Ai është në proces shkarkimi, por sido që të vejë puna në 2022 atij i mbaron mandati dhe pastaj e vetmja gjë që mund të bëj është të marrë drejtimin e LSI, pasi funksion tjetër politik nuk merr dot. Pra me strategjinë e 25 prillit, Basha vrau dy zogj me një gur. Nxori jashtë loje Metën dhe shkriu LSI.

Përjashtimi i Berishës

Detyra më e madhe që i ishte ngarkuar liderit Demokrat ishte ajo e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi. Duket qartë se amerikanët nuk duan më në politikë figura të vjetra dhe të anatemuara si të përfshirë në korrupsion. Meta është në postin e presidentit dhe nuk kishte mënyrë tjetër për ta larguar, ndërsa Berisha duket se mori goditjen më të madhe. Të parët ishin amerikanët që hodhën hapin kryesor duke shpallur atë të padëshiruar. Shpresat ishin se ai do të dorëhiqej dhe ta merrte mesazhin. Berisha bëri të kundërtën. Vendosi të hyjë në luftë me amerikanët duke paditur Sekretarin Blinken.

Më 30 korrik, në zyrën e Bashës shkon ambasadorja amerikane dhe pas takimit ajo lëshon një deklaratë shumë të fortë. Kim e bën të qartë se Berisha duhet të përjashtohet nga grupi i PD, ndryshe kjo parti do të hajë bar. Por deklarata e saj ishte më e vonë, pasi ai që e kishte kërkuar i pari këtë ishte Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Rekker. Më 30 qershor ai i shkoi Bashës në zyrë dhe kërkoi largimin e Berishës duke vënë afate.

Vetë Basha e pranoi këtë, madje tha se ai e njohu dhe me detaje nga dosja kundër ish-kryeministrit. Më 10 shtator në mbrëmje Basha njofton një konferencë shtypi dhe bën deklaratën më të bujshme në këto vite, duke përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Ky i fundit ka nisur një betejë të fortë kundër liderit demokrat, por amerikanët e kanë bërë të qartë se janë me Bashën.

Detyrat e Bashës

Nëse i marrim me radhë, duket se lideri demokrat i ka realizuar të gjitha kërkesat e amerikanëve. Në 2017 krijoi çadrën, e cila solli krisjen PD-LSI. Në vitin 2019 dogji mandatet e deputetëve dhe më pas bojkotoi zgjedhjet vendore. Kjo e dobësoi shumë LSI. Në 2021 hyri pa LSI në zgjedhje dhe kjo solli humbjen e PD, mirëpo LSI doli jashtë loje dhe Meta po ashtu. Presidenti pas largimit nga Presidenca do jetë pa rol.

Ndërkohë Basha e vijoi misionin duke refuzuar t’i japë LSI-së deputetë borxh duke e lënë pa grup parlamentar. Kjo e fundit sot që flasim nuk ka asnjë rol në Kuvend. Veprimi i bujshëm i Bashës ishte largimi i Berishës. Duket se këtu merr fund dhe misioni i tij. Tani amerikanët i kanë kthyer sytë nga PS. Cilat janë detyrat që duhet të përmbushë Rama? Gazeta pak ditë më parë renditi disa prej çështjeve që thuhet se duhet të realizojë PS, nga zgjedhjet e reja vendore, te ndarja e qeverisë. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet, por e sigurt është se do ketë zhvillime të forta për sa kohë amerikanët janë në krye të planit për pastrimin e politikës./SOT