Edhe pse kanë kaluar mijëra vite, bëmat, fitoret dhe betejat e Aleksandrit të Madh vazhdojnë të bëjnë bujë dhe të tërheqin vëmendjen e shumë historianëve.
Heroi ballkanas u bë figura më stratege që ka njohur bota, por ajo që diskutohet sot ashpër në mbarë botën është origjina e tij.
Studiuesja italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim. Aty shkruan se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”, raporton “Ina”.
Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.
Studimi hedh poshte versionin sllav të prejardhjes së Aleksandrit dhe citon tekstin latinisht
Ja çfarë shkruhej në letër:
“Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut.
Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po shuhem pa lënë pasardhës.”
Testamenti është botuar në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469″./Dita