Presidenti i 42- të i SHBA, Bill Clinton do të dalë ditën e sotme nga spitali pasi gjendja e tij u përmirësua.
‘Ai do të qëndrojë në spital gjatë natës për të vazhduar marrjen e antibiotikëve intravenozë para se të dalë nga spitali të dielën” tha Angel Ourenia, duke theksuar se “të gjithë treguesit e shëndetit të tij po shkojnë mirë”.
‘Presidenti është në një “humor të mirë” , “kaloi kohë me familjen, po komunikon me miqtë, shikoi ndeshjet e ekipeve të futbollit amerikan”.- shtoi më tej mjekja e tij.
Bill Clinton është shtruar disa herë në spital, në 2004 iu nënshtrua një operacioni për shkak të arteries së bllokuar, ose në vitin 2010, kur iu nënshtrua angioplastikës.