Javët e para të Superiores nuk kanë dhuruar emocine dhe sfida të bukura, ku ekipet pretendente kanë zhgënjyer me paraqitjen dhe lojën e tyre në fushën e lojës.
Për të ngritur paksa imazhin ekipet duket se po investojnë tek… autobuzët.
Së fundmi është ekipi i Tiranës që i ka dhenë një imazh të ri autobuzit të ekipit që transporton lojtarët në transferta dhe ndeshjet brenda vendit.
Më herët kanë qenë ekipet e Dinamos, Kukësit, Partizanit, Egnatias, Teutës, Flamurtatit etj që kanë ndryshuar pamjet e autbuzëve të tyre.
Dhe këto ndryshme janë paraqitur nga klubet si investime serioze dhe të fuqishme, ndërkohë që në ekipet e huaja konkurrojnë me njëra-tjetrën me projekte, stadiume, shitje lojtaresh etj, ndëra skuadrat e Shqipërisë rivalizojnë fort me autobuza. (TemA)