“Cunami” i llavës inkandeshente që rrjedh nga krateri shpërthyes Cumbre Vieja në La Palma (Ishujt Kanarie) vijon prej disa javësh. Kjo tregohet në një video të publikuar në Twitter nga Instituti i Vullkanologjisë i këtij arkipelagu spanjoll (Involcan).
Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga autoritetet spanjolle, deri më tani llava ka mbuluar të paktën 674 hektarë tokë dhe rreth 6.800 njerëz janë evakuuar aktualisht.
Imazhet e fundit, tregojnë pasojat e një “tejmbushjeje” të kraterit të vullkanit, rrjedha e të cilit ka përfshirë rrugë, shtëpi dhe fusha bujqësore.
Pamje magjike nga ‘cunami’ i llavës së vullkanit, imazhet
Aktiviteti vullkanik ka vazhduar për gati një muaj dhe ka vijuar me momente shpërthyese më të mëdha dhe të tjera, në të cilat del më shumë llavë e lëngshme, thonë përgjegjësit për planin e emeregjencës për këtë katastrofë natyrore në Spanjë.