Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me aksionin që po zhvillon ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non-grata nga SHBA dhe përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Romeo Kara e vë theksin edhe tek ata që po e mbështesin me shpresën se po i japin një mesazh SHBA-së me veprimet e tyre.
Sipas juristit Berisha nuk do të mundet më të shkaktojë trazira në vend sikurse ka bërë në të shkuarën.
Postimi i plotë:
Shpallja non grata e Berishes nga Departamenti i Shtetit, i fshiu edhe ate pak makiazh properendimor qe i kishte ngelur PD-se, duke prezantuar hapur karakterin dhe frymen mbizoteruese te sektit, anetaret e te cilit i mban te bashkuar vetem kryetari i tij Berisha, adhurimi i te cilit prej tyre tejkalon edhe interesat personale te tyre deri ne veteflijim.
Njerez te paafte dhe te indoktrinuar, qe e kane te pamundur per t’a menduar veten dhe te ardhmen e tyre pa idhullin e tyre Berisha, besnike te verber te tij, mohues te vetes dhe atdheut, jane sot pjesa me groteske e shfaqjes se fundit politike te non grates Berisha.
Pikerisht keta idhtare te se keqes, kane jetuar 30 vite te arta duke vajtur pas avazit te Berishes dhe pretendojne te jetojne edhe 30 vite te tjera, duke perjetesuar ate dhe familjen e tij ne politike.
Genjejne veten dhe vetem veten, duke shpresuar se, mbeshtetja show qe ata i bejne kryetarit te tyre gërmuq, do te arrije t’i imponohet Shteteve te Bashkuara dhe te ardhmes se ketij vendi.
Pasuesit e germuqit te pakorrigjueshem, do t’a mesojne se, koha kur Shqiperia behej therror per Berishen ka marre fund dhe se therror do te behen vete ata se bashku me të.
Karten e destabilizimit te vendit, me militante te sektit te tij, me qellim shpetimin e vetes dhe familjes se tij, Berisha duhet t’a ziejë per ditelindje dhe t’i pije lengun.
Pikerisht tek pika e stabilitetit te vendit ndahet e verteta me te paverteten dhe patrioti me tradhetarin.