Skandalet me tekstet shkollore në Shqipëri nuk kanë të sosur. E radhës vjen nga libri i historisë së klasës së katërt. Bëhet fjalë për një pasazh që flet për fshatin.
“Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë”, thuhet në tekst mes të tjerash, ndërsa si shembull i fshatit me foto paraqitet … rezidenca luksoze “ROLLING HILLS”.
Realiteti i fshatit tipik shqiptar është krejt ndryshe. Në fshatrat shqiptare mungon infrastruktura, dimrit ato bllokohen tërësisht nga bora, mungon energjia elektrike, shkollat janë shumë larg, transporti publik është i rrallë.
Ndryshe nga fshati i pasanikëve me para të errëta, në fshatrat e Shqipërisë nuk jetohet mirë, jetesa është e vështirë, e vetja mundësi jetesa për banorët është bujqësia.
Ministria e Arsimit duhet të marrë masa, tekstet shkollore të shikohen nga një grup ekspertësh dhe të mos keqinformojnë nxënësit me një realitet që nuk ekziston.
Por ky skandal nuk mbeti pa u komentuar pas publikimit të rastit në rrjetet sociale kanë qenë të shumta. Blogeri Oltion Kadaifciu, i cili ka publikuar dhe përmbajtjen e librit të hisotrisë shkruan: “Nga libri i historise se klases se katert duket se ka ardh prap koha per ate barsaleten e kohes se diktatures ku femijet pasi degjonin per bukurine e Shqiperise socialiste donin te shkonin e jetonin atje”.