osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më 1 korrik apo 15 tetor, një ditë para Enver Hoxhës: Kur ka lindur vërtet Sali Berisha, një histori e ish-badigardit të vet dhe çfarë thotë vetë ai

Më 1 korrik apo 15 tetor, një ditë para Enver Hoxhës: Kur ka lindur vërtet Sali Berisha, një histori e ish-badigardit të vet dhe çfarë thotë vetë ai

Sali Berisha thotë se ka lindur më 15 tetor dhe pret sot urime.

Realisht ai ka lindur më 1 korrik 1944 dhe më pas ai e ka ndryshuar datëlindjen në 15 tetor 1944.

Thuhet se Berisha e ndryshoi datën e lindjes kur ishte komunist i falktë, për ta pasur afër me Enver Hoxhën, i cili e ka më 16 tetor.

Por ish-truproja e tij familjare Izet Haxhia, jep një version krejt tjetër.

Ai rrëfen një histori të çuditshme që nis në vjeshtën e vitit 1943, me strehimin e një partizani të plagosur serbo-boshnjak në kullën e Viçidolit. Që u ndoq me pushkë pasi “fyeu nderin e kullës”, por arriti të shpëtonte.

Një histori që ka qarkulluar nën zë për vite me radhë brenda fisit Berisha dhe që e detyroi më pas Berishën të shtynte 4 muaj datën e lindjes për ta larguar hijen e atij dyshimi nga vetja, – sipas Izetit.

“Unë e kam dëgjuar me kohë historinë, por thoja me vete është shpifje komunistesh. Në fakt ma ka konfirmuar një i afërm i fisit Berisha, burrë i moçëm që është dhe i afërm i imi.

Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re, por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin.

Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë. Ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, Saliu është lindur në 1 korrik 1944.

Po ju them dhe këtë: Berisha ka qenë gjithmonë i kompleksuar nga ngjashmëria e tmerrshme që ka me Radovan Karaxhiçin. Radovani ka lindur në 19 qershor 1945. Babai Vuko Karaxhiç, ka qenë në fillim me çetnikët, dhe në mënyrë të pakuptueshme më vonë kaloi me partizanët”

Vetë Berisha është pyetur nga gazetarët mbi arsyet e ndërrimit të ditëlindjes kur u mbushën formularët e dekriminalizimit.

“Teknikalitet është sepse ka qënë një gabim për arsye tërësisht teknike. Kjo se kur ka ndodhur nuk e mbaj mend, po të hyj për ta gjetur e gjej” – u përgjigj ai.