Pas shkarkimit të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, ka reaguar dhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka thënë se shkarkimi është bërë nga Rama dhe jo nga kryeprokurorja Arta Marku. Gjatë një deklarate për mediat, Basha tha se kamikazja e Ramës shkarkoi kryeprokurorin sepse:
“Edi Rama shpalli në media urdhërin e tij ndaj prokurorisë kur tha se nuk ka prova kundër tahirit. Nuk u ndal me kaq, sot kamikazja e Edi Ramës njoftoi shkarkimin e Besim Hajdarmataj.
Ai është zëvendësuar nga një tjetër kamikaze të Edi Ramës. Shkarkimi me urdhër vjen pak ditë pas ardhjes së materialeve hetimore nga Greqia e Italia për Saimir Tahirin. Vjen ditën kur prokuroria nuk kishte më nevojë lejen e Ramës për arrestimin e Tahirit.
Hajdarmataj u shkarkua sepse në dosjen e Tahirit u mblodhën prova të reja për Tahirin e Edi Ramën.
Detyra e parë që i është ngarkuar Markut e Prelës, është mbrojtja e Tahirit, mbrojtja e vëllait të Fatmir Xhafës e trafikut të drogës.”-tha Basha.