Ditën e sotme kryetari i Foltores dhe ish kreu i PD Sali Berisha feston 77 vjetorin e lindjes. Ai ka bërë një status në rrjetet sociale, ku shkruan se kjo ditëlindjen e gjen më të motivuar se kurrë, në një mision jetik për fatin e Partisë Demokratike.
Vërtet është keq, sepse si është e mundur që shikon akoma ëndrra, një person non grata dhe me qindra akuza dhe në Shqipëri, do na sjelli demokracinë kur nuk mbyll dot hallet dhe problemet që ka hapur gjithë këto vite.
Postimi i Berishës
Sot 77 vjec!
Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:
– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,
– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!
Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! sb