osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Venecia i kopsit Metës aktakuzën: Ja si presidenti shkeli hapur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve vendore!

Venecia i kopsit Metës aktakuzën: Ja si presidenti shkeli hapur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve vendore!

Komisioni i Venecias ka miratuar dje opinionin final për Shqipërinë lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Gjykata Kushtetuese i dërgoi tre pyetje Venecias ndërsa kjo e fundit e bëri të qartë se nuk i takon kësaj gjykate të shqyrtojë çështjen e zgjedhjeve.

Gazeta një ditë më parë publikoi përgjigjet e pyetjeve ndërsa sot tregon detaje se si Venecia ka fundosur presidentin. Sipas Komisionit të Venecias, presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm nëse një situatë plotëson kriteret për të marrë masat emergjente. Po ashtu në opinion thuhet se edhe nëse zgjedhjet anulohen në bazë të masave emergjente, nevojitet një bazë specifike ligjore nga presidenti.

“Vetëm Gjykata Kushtetuese e Shqipëria mund të shqiptojë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës së Shqipërisë. Për ta vënë çështjen në perspektivë, është e dobishme të theksohet se Komisioni i Venecias lëshoi ??më 11-12 tetor 2019 një opinion mbi kompetencat e Presidentit të Shqipërisë.

Opinioni kishte përfunduar ndër të tjera se, në mungesë të një dispozite statuore për çështjen, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë Presidenti ka nevojë për një bazë specifike ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve”, thuhej në raport. Sa i përket pyetjes se cili do të ishte raporti në një situatë ku rrezikohet parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik, Komisioni i Venecias deklaroi se këto dy parime nuk kanë gjasa të konfliktohen me njëra-tjetrën, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash.

“Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që ai synim të mbizotërojë, ndërhyrja duhet të ketë bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një marzh të gjerë vlerësimi për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”, thuhej në opinion.

Komisioni i Venecias mesazh palëve politike

Në fund, Komisioni i Venecias u bëri thirrje palëve politike të punojnë për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në procesin zgjedhor. Komisioni shprehet se palët duhet të promovojnë dialog politik midis forcave politike dhe institucioneve zgjedhore. Sipas Venecias, zgjedhjet demokratike arrihen vetëm duke plotësuar këto elemente. “Mbetet bashkë-përgjegjësi e autoriteteve publike dhe e gjithë spektrit politik për të rikthyer besimin në institucionet shqiptare dhe në proceset zgjedhore.

Kjo nënkupton përgjegjësinë e të gjithë këtyre palëve të interesuara për të promovuar dialogun politik midis të gjitha forcave politike, si dhe midis institucioneve kombëtare, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndër të tjera. Kjo nënkupton gjithashtu rivendosjen e një zgjedhjeje kuptimplote për votuesit. Të gjithë këta elementë janë parakushte esenciale, por jo ekskluzive, për zgjedhjet demokratike”, theksohet në opinion. /SOT/ ALEKSANDRA HOXHAJ