Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është shprehur se pa përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, në PD nuk do të mund të mblidhje një Kuvend Kombëtar për të ndryshuar statutin dhe ti heq fuqi kryetarit të partisë.
Demokrati tha në emisionin “Opinion” se me largimet në PD, kjo parti do të zvogëlohej dhe nuk do të mund të fitojë zgjedhje.
“ Unë e kam konstatuar situatën, Kam marrë një vendim sepse e shikoj se si është situata, nuk ekzistonte mundësia nëse nuk hynte në lojë Sali Berisha të ngrinte tezën e demokracisë që ne të kishim mundësi të konceptimi idenë e një Kuvendi që mund të rishkruaj statutin që të ndaj pushtetet dhe ti heq pushtet kryetarit të partisë.
Do ikja unë dhe kushdo tjetër dhe do kishim një parti që zvogëlohet e do kthehej në një dyqan dy me dy me një qepen me logon e PD dhe me Bashën brenda. Ne tani kemi shansin që të rikthehemi. Në kemi disa vite që kemi një koncept toksik në parti. Ky është një tregus degradues”,-tha Bylykbashi.