Donika Prela, një prokurore karriere, nga sot do të drejtojë Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e njohur edhe si SPAK-u.
Prela eshte nje person i afert me kryeprokuroren Arta Marku dhe vjen në këtë post pasi prej 5 muajsh drejtoi Prokurorinë e Durrësit.
Para këtij posti, Prela ka qenë edhe numri dy i akuzës në Durrës, kohë në të cilën kjo prokurori drejtohej nga Agron Gjanaj dhe kryeprokuror ishte Adriatik Llalla.
Ndër dosjet kur Prela ka qenë prokurore është dhe ajo e djalit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi në vitin 2012. per një aksident me pasojë vdekjen e një vajze.
Gjatë kohës që Prela drejtoi prokuroinë e Durrësit kjo prokurori nisi dhe hetimet ndaj ish kryeprokurorit Llalla, dosje e cila tashmë është transferuar tek Krimet e Rënda, të cilat do të drejtohen nga Donika Prela.