Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas publikimit të draft-opinionit të Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 2019.
Në draft-opinion theksohet se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e duhura dhe brenda kuadrit kushtetues.
Nisur nga kjo Kulluri shkruan se Lulzim Basha shpëtoi nga humbja e 5-të e zgjedhjeve.
“Lulzim ja hodhe! Tani qe s’do fitoje as edhe 1 bashki te vetme, Komisioni i Venezias sugjeron mos perseritjen e zgjedhjeve lokale te 2019!
Nuk thone kot qe “fati ndihmon me te miret”! E meqe ti je kampion i humbjeve, s’do kesh mundesine e humbjes se 5-te te zgjedhjeve!
Nje doreheqje e shpejte dhe jo dinjitoze te shpeton fytyren, per te cilen mendoj se nuk e ke!”, shkruan Kulluri.