osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dje, për herë të parë “qave” dhe për Azemin… Marshall!

Dje, për herë të parë “qave” dhe për Azemin… Marshall!

Nga Anri Bala

“Përfundimi” i azilit politik të Izet Haxhisë, sapo i dha dje fund “amnistisë” disa vjeçare të Marshallit të Shqipërisë, dhuratë nga benjaminët e tij të drejtësisë së “Plepave”, që tani po zhvishen nga “gjethet”, e shumë shpejt po vjen koha e “kunjit”!

Nga “burgu” i qënies në burgimin e tij fizik, mbrëmë Izeti u sistemua në dhomën e ngushtë të qelisë, nga ku do të përballet me “fantazmat” e të kaluarës dhe më në fund, do të zhvilloi betejën e tij më të madhe… kundër Marshallit të tërbuar.

Nuk e di, në e ndoqët dje Marshallin dhe ngërdheshjen e tij të hidhur, dhëmbëzbardhur si çakall, ashtu sikur është mësuar të kërcënoi nga foltorja e parlamentit, kërkoi të na tregonte forcën, që ne, por edhe “gjaksi” i tij, të mos harronim, se ai është “Sali Berisha, o budallenj…”, që kundërshtarët i duken si plehra.

Por, Marshalli gabon rëndë, është i trullosur, si pasojë e plakjes së tij fizike, ndaj, nuk arrin akoma të kuptoi, se po i bien dhëmbët një e nga një, e kur mos t’i mbesi më asnjë në gojë, do nisë të lëpijë hekurat tek “7 penxheret”, ndërsa britmat do të zgërdhinin mbrëmjeve, viktimat e tij.

Padyshim, rikthimi i Izet Haxhisë, nuk është sihariq për Marshallin, i cili shpresonte me mish e me shpirt, se ai nuk do kthehej, madje po të ishte nevoja, ai do kujdesej personalisht ta “ndihmonte” atë, që të vonohej të paktën edhe 5 vite, sa të mbyllej kjo punë, e të dilnin të gjithë të fituar.

Por, kur nuk do, nuk do… e kur të ka ikur fati, nga pasojat mund edhe të çmendesh, e shumë gjëra të mos i kuptosh! Por, do bësh mirë që të mos vraposh drejt fundit të tmerrshëm, se si një burrë “malcie” që je, jeto me tmerrin, me atë tmerr, që shumë njerëz e kanë jetuar prej teje.

Një sqarim për Marshallin e frikësuar: “Izetin në Shqipëri, nuk e solli Rama por Amerika…”, që për fatin tonë të madh dëgjoi lajmin, se me urdhërin tënd do të sulmohej Ambasada Amerikane, e po me urdhërin tënd u vranë, torturuan e u zhdukën deputetë, biznesmenë, qytetarë, e u kryen dhjetra krime monstruoze, për të cilat Haxhia thotë se ka prova fakte dhe dëshmitarë.

Nëse e ka sjellur Rama, siç thua ti, mirë ka bërë… shumë mirë… bravo, sepse një “kriminel” më pak pas hekurave të burgut. Vetëm se, nga skleroza harron se çfarë thua, duke ngatërruar vendet: Izeta Haxhia nuk  është krah i Ramës, sepse Rama nuk është në burg!

Izeti po të pret ty, t’i shkosh në krah… deri kur të ndahen dhe të fitoi drejtësia e kur t’ua thuash në sy të gjithë shqiptarëve, se si të ruajti jetën dhe familjen, “një vrasës dhe kriminel”.

Ndaj, mos u tremb o plak, sepse nuk ke çfarë humbet, kur merr gjithmonë atë që të takon, sepse po na e bënë “shtrojën” pisë shumë shpejt, e nuk ka kush t’i ndërroi pelenat.

Marshall, megjithëse i plakur, nuk të ka ikur nuhatja, po e ndjen termetin, se nise të ulërije, duke lëshuar piskama, por ne, me thënë të drejtën, më shumë na ngjanin me britma vajtimi.

Dje, për herë të parë… “qave” dhe për Azemin, sikur të ishte gjallë dhe ta rivrisje… për revolucion!/Tellalli