Me daulle dhe brohorima, e kanë pritur demokratët Sali Berishën në Kukës.
Ish-lideri demokrat Sali Berisha zhvillon këtë të martë Foltoren e radhës në Kukës, ku do të diskutojë me mbështetësit e tij për reformimin e partisë.
Me takimet që ish-kryeministri ka bërë në qytetet e Shqipërisë, i ka shpallur “luftë’ të hapur kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar.
Berisha fajëson Bashën për krizën aktuale në Partinë më të madhe opozitare dhe ia faturon atij humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.