Këngëtarja Vjollca Robelli Mripa, e cila prej vitesh jeton në Londër ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se do të performojë në njërën nga skenat më të njohura në botë, “Royal Albert Hall”.
Robelli Mripa ka shkruar se ndjehet shumë e lumtur që do të performojë në njërën nga venytë më të njohura e më prestigjioze në bote
“Një nga ëndërrat e mija më të mëdha sa i përket karrierës po realizohet vetëm tri javë para ditëlindjes sime të 40-të… Le të guxojmë të ëndërrojme.
Me datën 3 dhjetor 2021 nga ora 9:30 p.m do të këndojmë shqip në Royal Albert Hall, për mua një përgjegjësi e madhe drejt promovimit të kulturës dhe muzikës shqipe në një nga hapësirat ku kualiteti i muzikës është në nivelin më të lartë botëror.. Gëzuar dhe uroj të shihemi aty…” ka shkruar Robelli Mripa./Diaspora Shqiptare/