Albania 2-0 Slovenia
Kualifikueset – Euro u21
Shqipëria U21 ia doli të triumfojë 2-0 ndaj Sllovenisë, në takimin e luajtur për kualifikueset e Euro U21 në Elbasan Arena. Pjesa e parë nuk njohu shumë raste, sakaq u mbyll pa gola. Të besuarit e Bushit e nisën mirë pjesën e dytë, me Karrica që shënoi në minutën e 53-të. Ai shfrytëzoi më së miri një pasim të Mitaj dhe dërgoi topin në rrjetë. I dyti do vinte nga Dobra, 5 minuta më pas. Miqtë do humbsnin edhe penallti në fund.
Shqipëria është e dyta në rënditje me 9 pikë. Në krahun tjetër, sllovenët janë në vendin e katërt.
Formacionet:
Albania- Tafas, Marku, Selmani, Pëllumbi, Mitaj, Dobra, Çelhaka, Asllani, Muçi, Ndrecka, Karrica
Slovenia- Turk, Laci, Pevlovic, Stojinovic, Spannring, Cesar, Zabukovnik, Begic, Svetlin, Mark, Flakus
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi.
90- Svetlin humbet penallti.
83- Selmani largon topin nga zona e rrezikshme.
72- Pozicion jashtë loje. Topi i takon kuqezinjve.
58- GOLL. Dobra dyfishon shifrat. Aksion model nga tanët.
52- Gol. Karrica mposht Turk dhe kalon përpara Shqipërinë. Festë e madhe në Elbasan Arena.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
44- Sllovenia ushtron presing. Gjithsesi, pa rezultat.
26- Tafas bën heroin. Portieri jonë i mohon golin kundërshtarëve.
20- Faull për tanët. Mundësi e mirë për të rrezikuar.
06- Aksion model i Sllovenisë. Gjithsesi, mbrojtja jonë është në vendin e duhur.
1- Nis ndeshja.
— News video (@Newsvideo13) October 11, 2021
— News video (@Newsvideo13) October 11, 2021