Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, njëherësh deputet e Partisë Socialiste, ndodhte për një vizitë zyrtare në Portugali në kuadër të mbledhjes vjetore të NATO.
Lajmin e ka ndarë vetë zonja Kodheli në rrjetet sociale, e cila në këtë vizitë ka shkuar në cilësinë e zv/presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO.
“Me mbledhjen e Komisionit të Përhershëm mbyllet dita e dytë e takimit vjetor të AP NATO, mbledhje e cila u mirëprit në Parlamentin portugez. U diskutuan çështje të sigurisë dhe mbrojtjes brenda dhe jashtë kufijve të Aleancës, në kushtet e një koncepti të ri strategjik për 10 vitet e ardhshme”, shkruan ajo.
Ndërkohë në një status të dytë në rrjetet sociale, zonja Kodheli bëri me dije se ka pasur një takim të frytshëm me kryeparlamentaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, të cilën e ka etiketuar si foto të ditës. “Foto e ditës: Nancy Pelosi – Kryeparlamentarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara”, shkruan Kodheli.