Këtë të mërkurë prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka larguar nga detyra e kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmatajn duke e zëvendësuar ish-prokurorja e Durrësit, Donika Prela.
Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme thotë se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë.
“Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku.”
Ndërkohë që në krye të Prokurorisë së Durrësit, është emëruar Anita Jella, e cila dha dorëheqjen për çështjen “Veliera”.
Kujtojmë që Prokurorja Jella u ndesh dhëmbë për dhëmbë me ish-prokurorin e Elbasanit, Dritan Gina, i cili vendimin e dhënë nga Gjykata e Durrësit për të hedhur poshtë anikimin e këtij të fundit e lidhi me faktin se Jella dhe Marku janë shoqe.
/portali DurresLajm/