Intervistë me aktorin e humorit Vasil Vaso, nje nder figurat me te dashuri te humorit dhe skenes / Zoti Vasil Vaso, ju jeni një inxhinjer mekanik ndërkohë që jeni dhe artist.
Bile pa qene në listën e profesionistëve, ju jeni një nga artistët më të dashur në historinë e estradës së Fierit. Regjisori juaj, Pëllumb Kulla, disa herë për ju, ka shprehur vlerësimet më të mira duke thënë se ju keni një sens humori të rrallë.
“Kisha kënaqësi të rrallë kur bëja punë krijuese me Vason”, e thotë shpesh ai. Nga ana tjetër, detyrat e punëve tuaja si inxhinjer, nuk ju kanë lejuar që në ekran të ishit pranishëm aq shpesh sa kolegët profesionistë dhe intervistat i keni patur jo aq të shumta, sa të bëhej e njohur, origjina, jeta juaj, shkolla familja, fëmijët. A mund t’i thoni disa fjalë për veten tuaj lexuesit.
Zoti Indrit, ju falenderoj per intervisten. Kam lindur ne fshatin malor turistik Sotirë te Gjirokastres. Mbasi mbarova shkollen tetevjecare greqisht vazhdova politeknikumin “7-Nentori” ne Tirane. Studimet e larta per Inxhinjeri Mekanike i perfundova ne 1967 mbasi kisha punur 6 vjet si teknik mekanik ne minieren e Memaliajt. U emerova ne Termocentralin e Fierit, ne me te madhin qe pati vendi, ndertuar nen drejtimin e specialisteve kineze qe gjithmone na thonin “Ne mesojme nga ju”.
E thoshin me shaka? Kinezet nuk bejnë kurrë shaka. Komplimenta të tepëruara, po. Teknologjikisht ata kanë qenë e janë shumë përpara e shprehja e tyre “mësojmë nga ju” na tingëllonte njësoj sikur, sot, amerikanët të thonë “ne në ekonomi dhe në sistemin demokratik ëndërrojmë të ndjekim shëmbullin e Shqipërisë”…
Pra, punuat në TEC… Vec punes ne TEC, gjate periudhes 40-vjecare ne Fier, unë merrja pjese dhe ne estraden profesioniste dhe gjithashtu jepja mesim ne shkollen e mesme industriale. Nje miku im me thoshte shpeshhere: “Ti je i vetmi njeri qe fimos ne tre bordero”. Kur erdha ne Fier sapo isha martuar, me gruan time Leten. Ajo punoi mesuse deri sa doli ne pension. Na linden dy vajza, Marilena dhe Elda. Une jam djali i vetem dhe me ate mentalitet qe ekzistonte duhej te kisha nje trashegimtar.
Vendosem te bejme proven e trete, dhe doli me sukses.. Te tre femijet mbaruan shkollen e larte. Marilena, Akademine e Arteve ne Tirane, si violenceliste dhe, aktualisht, punon ne Orkestren e Operes te Athines. Elda mbaroi per ekonomiste ne Tirane dhe jeton e punon ne Florida ne profesionin e saj. Im bir, Gjergji, mbaroi gjimnazin ne Fier, teksa paralelisht stervitej edhe si basketbollist. Me perkrahjen e trajnerit te talentuar, te ndjerit Bardhyl Angjeli, arriti te luante ne skuadren e pare te te rriturve te Fierit, ne moshen 17 vjecare. Tani edhe ai jeton ne Florida, ku mbaroi inxhinjerinë e ndertimit dhe punon si inxhinjer i specializuar per projektimin e urave..
Çfarë ka të bukur skena, përse ju tërheq ajo? Pasioni per artin me lindi qe ne shkollen e mesme duke ndjekur estraden e Tiranes dhe shfaqjet e Teatrit Popullor. Ne skene kam interpretuar shume role te ndryshme duke perfshiere dhe ministra – post qe ne jete asnjeri nuk ma ofroi! – dhe per cudi, kjo eshte magjia e skenes. “Teatri, kjo loje magjepse” eshte titull i librave te Pellumb Kullës, shkrimtar me talent, me te cilin duhet te krenohet Shqiperia. Ne ato libra ai thote se spekatoret i besojne dhe dashurohen me magjine e skenes, me historite dramatike dhe komike, e bile jashte teatrit te therrasin me emrat e karaktereve qe ke luajtur ose perserisin batutat e bukura qe ke thene ne skene. Kjo eshte nje kenaqesi e rralle per cdo artist.
Cilat kanë qenë mardhëniet me trupën e Estradës Fier? Trupa e Fierit ka qenë një ansambël vlerash jo vetëm artistike por edhe shoqërore. Shkrimtari dhe regjisori i talentuar, Mjeshtër i madh i Punës, Pellumb Kulla me kulturën e tij të impononte respekt. Përfitoj nga rasti ta falenderoj. Me aktorët e talentuar, Luftar Paja (artist i popullit), Fuat Boci, Todi Llupi, Arqile Lipe dhe Fatmir Xhelili (artistë të merituar) dhe aktorët shumë te mirë Hasan Bregu, Sotir Stefa dhe te vetmen femer Xhulieta Kulla kishim dhe kemi mardhënie të shkelqyera. Cdo njeri në tipin e tij, në vendin e tij dhe regjisori na ndante rolet. Sipas kokës dhe qylafit. Ai na mësoi se cfare është arti i estradës.
Cilat shfaqje që keni luajtur, do të deshironit qe t’i vinit në dukje? Cilët role keni më të dashurit tuaj? Kam marre pjese pothajse ne te gjitha shfaqjet e estrades se Fierit. Kam luajtur rreth 400 role, ne estrade dhe ne teater. Do deshiroja te permend komedine “Shoku Niqifor”, ku pata rolin kryesor, ate te Niqiforit; shfaqjen “Çobo Rapushi me shoke” ne rolin e ministrit Borja; komedine “Zgjohu Vasillaq” ku luaja personazhin qendror, Vasillaqin; komedine “Kerkohet nje genjeshtar” me rolin e gënjeshtarit. Nga rolet me te bukur, do te vecoja Kadiun ne mikrokomedine “Fshataret dhe Kadiu”; rolin e Shemsho Jaupit, ne monologun “Te gjithe jemi ushtare”; monologjet ” Me keto pallto ngaterrojme dhe grate” dhe “Ruaj koken, Kristaq”. Gjithashtu dhe rolin e afaristit, në monologun “Shesim blloqe” dhe Barjamin, ne monologun “Me iku gruaja ne Itali”.
Ju keni një preference per tregimin skenik, per monologët. Nga ju vjen kjo preference? Thuhet, se interpretimi i nje monologu eshte testimi me i veshtire per cdo aktor. Duhet te magnetizosh publikun drejt teje, dhe duhet ti besh te qeshin aty ku duhet te qeshin. E qeshura te zgjat jeten, po qe ta realizosh eshte shume e veshtire. Ne perfundim te monologut, per interpretim te mire dhe fjalen e gjetur ne funksion te materialit letrar, te arish te fitosh druatokitjet e largimit nga skena deri ne kerkesen unanime te perseritjes te monologut.
Shpesh here ka ndodhur qe te jem kthyer edhe dy here dhe ne keto raste mbaja nje bllok me mikromonologe të tjerë, te cileve u kisha provuar suksesin dhe i interpretoja si shtesa. Po pse zgjodha une kete rruge te veshtire te monologeve? Veç dashurise qe kisha per interpretimin e monologëve dhe besimit ne vetvete, ishin dhe pengesat qe me sillnin punet e “dy borderove te tjera”. Gjithashtu nje arsye tjeter, ishte pamundesia ime te shkoja ne te gjitha provat e skeceve me aktoret e tjere. Per monologjet kisha pune vetem me regjizorin dhe merresha vesh më kollaj me të.
Ju i shkruani vetë këto tregime që i thoni nga mikrofoni, apo i porosisni? Monologet e pare m’i ka shkruar zoti Kulla, regjisori yne. Ai te habiste me thjeshtesine e te shkruarit dhe me rrokjen e problemeve shume serioze qe ngrinte. Keshtu suksesi ishte i garantuar qe ne nisje. Ndonjehere benim debate dhe kishim dyshime, por sapo perballeshim me shfaqjen e pare i kuptonim vlerat e materialeve te shkruara nga dora e tij. Shkruaja dhe vazhdoj te shkruaj dhe vete monologe, me ngjarje shoqerore me aprovimin e regjizoreve.
Po tregoj dhe nje sekret: per ndonje monolog me permbajtje te diskutueshme, Pellumbi me thoshte: “Perpunoje dhe thuaj qe e ke shkruar vete” Ne raste se ne provat gjenerale, ku miratohej shfaqja, do dilnin probleme dhe do ta hiqnin monologun, do te me terhiqnin veshin mua, por nese do ta dinin qe ishte i vete Pellumbit, do t’ia quanin pune armiqesore. I tille ishte monologu ” Te gjithe jemi ushtare”, qe kishte te bente me fanatizmat ushtarake neper zbore. Ky monolog u lejua te shfaqej ne skene dhe televizioni shteteror e filmoi, por ama ne ekran nuk e shfaqen kurre! Tani eshte tjeter kohe dhe nuk na denon njeri “per gabime ideologjike”, vec po u kthye perseri diktatura, do te paguajme borxhet e vjetra. Ruajna Zot! Sidoqofte, Kulla do ta haje i pari!
Ndonje ngjarje nga jeta juaj artistike? Ka shume! Skena ka dhe te papritura, situata te paparashikuara, te cilat ne aktoret i kujtojme me endje rreth tryezave tona… Po luaja rolin e nje te semuri simulant. Doktori po me kontollonte me stetoskop per ndonje ftome. Ne kete kohe u fiken dritat dhe ne salle filloi zhurma. Pas dy minutash, kur erdhen dritat, u thashe spektatoreve: “Nuk ishte difekt. Me beri doktori nje radioskopi”. Te qeshurat vazhduan gjate. Pra ne keto raste duhet improvizuar. Shpesh shoket e estrades me kerkonin ndonje batute te fundit per mbylljen e skeceve te tyre. Te kenaqur nga humori qe sillte thoshin “Vasua eshte shefi i kolpove te fundit”.
Për ju na kanë thënë se përktheni nga greqishtja, vepra për skenën, e kryesisht komedi. A paraqet per ju veshtiresi kjo gjë? Mbas viteve 92, duhet te ballafaqoheshim me letersinë skenike perendimore. Shume vepra te bukura nuk i njihnim. Ne Athine m’u dha mundesia jo vetem te shikoja operat me te bukura boterore, por te ndiqja dhe teatro ne gjuhen greke nga shkrimtare te gjithe botes. Kjo me frymezoi qe t’i sillja ato edhe ne gjuhen shqipe. Kam pekthyer rreth 15 vepra teatrale ku 6 jane vene ne Fier nga regjizori Klajdi Marku, 4 ne Korce nga regjizori Guri Koco dhe 2 ne Teatrin Kombetar.
Kush jane shrimtaret? Italiane, grekë, gjermanë dhe se fundi një amerikan. Pjesa “Njerez dhe minj” te Shtainbekut, fitues i cmimit Nobel eshte vene dhe ne Maqedoni ne qytetet Struge dhe Diber, ku jeton popullsi shqiptare. Avantazhi im eshte njohja e skenes dhe e spekatorit. Kjo pune, jo vetem qe nuk me paraqet veshtiresi, por me sjell kenaqesi te vecante.
Një pyetje lidhur me përvojën tuaj inxhinjerike. Çfarë ndodh sot me TEC-in e Fierit? A punohet atje dhe sa ndryshon puna e tanishme me kohën kur punonit ju? Tete vjet ne TEC punova si inxhinjer turni dhe 12 vjet pergjegjes reparti ku punonin me shume se 150 veta me turne. Vete TECi, qe punonte vazhdimisht 24 ore, te vinte para pergjegjesish serioze. Vazhdimisht kerkoja te ikja dhe te transferohesha ne arsim. Po kush te hiqte! – Kush mund ta desh pasion ate pune, ku punonjesit flinin naten dhe pergjegjesia arrinte deri tek une, dhe burgu ishte ne pritje. Me sakrifica dhe me zbatim rigoroz te rregullores e mbajtem gjalle.
Ne vitet e thatesires urdheroheshim te rrisnim kapacitetin ngaqe hidrocentalet nuk kishin uje. Firmosnim se kapaciteti do te mbahej me koken ne rrezik. Po sqaroj se TECi lidhej me sistemin qendor energjitik sikurse dhe hidrocentalet. Pas vitit 2007 TECi eshte ndaluar. Mbas rreth dyzet vjet pune, u gjend i amortizuar. Parashikohet te rikonstruktohet, por ka shume shpenzime dhe zgjidhje te tjera jane nen shqyrtim.
Vec detyres se pergjegjesit te repartit te turbinave a ke pasur angazhime te tjera ne pune? Po, per nje periudhe disa vjecare kam qene kryetar i Bashkimeve Profesionale te TECit, ku punonin rreth 600 punonjes. Gjithashtu per 12 vjet kam qene anëtar i pleniumit te Bashkimeve Profesionale te rrethit. Une nuk kam qene kurre komunist, por te gjitha keto vleresime vinin si rrjedhim i aftesive te mia profesionale, marredhenieve te ngrohta me njerezit dhe pa asnje dyshim, per shkak te popullaritetit qe me sillte skena e Fierit.
A ke pasur momente te veshtira ne punë, duke qene ne rolin e pergjegjesit te repartit? Ne nje hapesire kohore 20-vjecare eshte e pa mundur te mos kesh te papritura. Ndodhte qe shkeputej TEC-i nga sistemi energjitik qendror dhe fikeshin dritat ne qytet. Te gjithe vraponim per ne TEC per te ndihmuar dhe fillimisht duhej gjetur shkaku. Para se te shkonim ne me bicikleta, ne pune gjenim operativët e Deges se Brendeshme qe shkonin me makine per te pare mos ishte bere ndonje pune armiqesore. Nje here duke kerkuar armikun gjetem nje mace te zeze te karbonizuar ne panelet elektrike. U qetesuam te gjithe se u gjet fajtori. Nuk kane frike kot njerezit nga macet e zeza.
A keni ndonjë ëndërr që do të donit të realizohej? Çfarë janë planet tuaja më të afërta? Kam dy objektiva. Fola me larte per veten dhe femijet e mi, po ne rrethin familjar jane dhe prinderit, ata qe na sjellin ne jete. Nena ime eshte marre me rritjen e femijeve, ndersa babai emigroi 10 vjet ne Turqi (Stamboll) dhe Greqi (Selanik), dhe u kthye ne Shqiperi. Mbas marteses punoi si fotograf profesionist ne jugun e Shqiperise dhe u stabilizua perfundimisht ne Sarande. Me punen e tij sistematike ka lene nje arshive prej rreth 1000 filmash. Ne bashkepunim me ambasaden greke, sivjet parashihet nje ekspozite ne galerin e arteve ne Tirane (dhe me vone ne Fier) me fotografi te vjetra nga vitet 1920-1945. Ne 2007 u botua albumi i pare i tij i subtitruar ne tri gjuhe: shqip, greqisht dhe anglisht.
Ekspozita e babait pra ishte nje nga endrat e mia. Me tej: vitet e fundit kam ardhur rregullisht ne Amerike dhe femijet me thone qe te jetoj ketu, por nostalgjia per vitet e veshtira por te bukura te rinise me bejne qe jetoj ne Fier. Kam deshire qe nje cfaqje estrade me pjese te zgjedhura te shkrimtarit Pellumb Kulla, te vihej ne nje skene te Athines me bashkepunim te artisteve greke dhe shqiptare. Do te deshiroja qe regjizor te ishte vete Pellumbi, dhe drejtues muzike Ferit Hoxha se bashku me Brunen.
Si te thuash nje copez e estrades fierake e eksportuar ne Greqi. Dhe kjo eshte njera nga endrrat e nuk besoj te jete e parealizueshme. Per plane te largeta nuk po flas. Le te kemi kujdes shendetin, dhe te vazhdojme perpjekjet per realizim endrrash, qe ketu ne Amerike i quajne me te mundshme se kudo gjetke. Mendohet se energjia atomike eshte me e madhja, por ne te vertete eshte energjia e trurit te njeriut, rezervat e potencialet e te cilit jane te pafundme.
Me rastin e 50-vjetorit te estrades jeni propozuar per nje dekorim. Pse nuk u realizua? Propozimi u be, sic e kemi stilin ne, me vonese! Ministria e mbledh komisionin e dekorimeve nje here ne tre muaj. Zakonisht komisionet vleresojne njerzit mbas vdekjes duke u dhene dekorata. Une do te preferoja te jem, “…me mire i gjalle dhe pa levdata, sesa i vdekur me dekorata“! Le te presim me optimizem se propozimi do te miratohet. E rendesishme eshte te kesh fituar simpatine e spektatoreve./Aktoret.com/