Një nga dy këngët që fitoi çmimin e dytë në festivalin e 19-të të Këngës në RTSH. Kjo këngën erdhi në dhjetor të vitit 1980 përmes zëri të mrekullueshëm të Vaçe Zelës, shkruan KultPlus.
E i fortë po shndrit ai diell dhe burimi këngës lugjeve i përcjell. E i fortë po ngroh ky diell edhe trimat nëpër mend mi sjell, mi përkëdhel. Nga ky diell i kohës sime shndrisin shekujt në agime dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!
Po ku ka si ti, o Shqipëria ime, Moj fisnikja përmbi gur. Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur! E i fortë po bien ai terr dhe lahuta tingujt mi çon larg, i përcjell. E i forte po bjen ai terr, partizanët nëpër mend mi sjell, po mi sjell.
Nga ky zë i tokës sime flasin shekujt me gjëmime, edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez. Po ku ka si ti, o Shqipëria ime, Moj fisnikja përmbi gur. Rrjedh në këngë e ligjërime, ballëlarta me flamur!/Aktoret