Lulzim Basha ka reaguar fill pasi kryeministri Edi Rama prezantoi planin me 3 pika për mbrojtjen nga kriza energjetike.
Në një postim në Twitter, ai thotë se kjo është një “krizë” për të fshehur vjedhjen.
“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti, por unë nuk do ta lejoj, shkruajti Basha në një postim në Twitter