Humb jetën një vajzë 18 vjeçare në një shkollë në qytetin e Vlorës, pasi humbi ndjenjat si pasojë e sëmundjes së epilepsisë prej të cilës vuante prej kohësh.
Mësohet se Anxhela Kasaj, ka humbur ndjenjat gjatë orës së mësimit, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkollën “Jani Minga”. Maturantja edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, vajza nuk arriti t’i mbijetonte sulmit nga sëmundja.
Policia po heton rreth zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, edhe pse mësohet se vajza humbi jetën për shkaqe natyrale, e cila tronditi jo vetëm Vlorën por edhe mbarë vendin.