Një ditë ekstradimit në Shqipëri të Izet Haxhisë, ka ardhur edhe reagimi i avokatit të tij Fran Dashi. Ai ka deklaruar se çështja duhet të rihapet pasi klienti i tij është gjykuar në mungesë. Dashi deklaroi se shumë shpejt do depozitohet kërkesa në gjykatë për rihapjen e dosjes.
“Ju siguroj që shëndeti i tij është i plotë. Ne jemi për të studiuar aktet e para, dhe pikësynimi jonë është për të rihapur dosjen nga e para, pasi gjykimi, hetimi është bërë në mungesë.
Pra, kjo do të thotë se edhe gjykata e shkallës së parë, në vitin 2001 ka deklaruar ikjen e të pandehurit duke caktuar gjykatë kryesisht. Ne kemi besim se çështja do shkojë drejt rihapjes”, deklaroi ai.
Lidhur me pyetjen nëse Haxhia ndihet i kërcënuar në qeli, avokati tha se nuk ka arsye pse të ndihet.