Një shtëpi e përshtatur për kultivim kanabisi është zbuluar ditën e sotme nga “Shqiponjat” në Tiranë. Tre persona janë arrestuar pas nj pune disa javore, A. A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe si dhe H. T., 50 vjeç, i cili kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte dy të tjerët në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin përshtatur ambientin e një banese me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Aroma” i zhvilluar nga Seksioni i Narkotikëve dhe Sektori e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.
Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili ruante ambientin e jashtëm të kësaj banese. Sekuestrohen 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar ”Aroma”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm.
Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 50 vjeç, i cili kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte te dy shtetasit e tjerë në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.