osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

40 vite pas premierës së filmit “Në çdo stinë”! Anisa Markarian “kthehet pas në kohë” dhe tregon me detaje prapaskenat

40 vite pas premierës së filmit “Në çdo stinë”! Anisa Markarian “kthehet pas në kohë” dhe tregon me detaje prapaskenat

Kanë kaluar 40 vite nga premiera e filmit “Në çdo stinë”, i cili për herë të parë u shfaq në në Pallatin e Kulturës në Tiranë në 5 prill 1981, në kuadër të 40 vjetorit të themelimit të Partisë së Punës.

Aktorja kryesore e filmit ishte Anisa Markarian, e cila në rolin e Zanës fitoi “zemrat” e shqiptarëve me ëmbëlsinë e saj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, aktorja “kthehet” pas në kohë dhe tregon prapaskenat e filmit. Në ndihmë i vijnë edhe Bashkim Hoxha, Arben Imami, Ylli Demneri, Ardian Cerga, Aleksandër Peçi dhe Pëllumb Kallfa.

Ja si e kujton Anisa Markarian dhe protagonistët e tjerë filmin “Në çdo stinë”:

40-VJETORI I NJË PREMIERE

E diel, 5 prill 1981. Dita e madhe e premierës!

Sillem rrotull nëpër shtëpi pa mundur t’u vë një emër emocioneve. Ankth a lehtësim? Kërshëri? Krenari?

– Një padurim i bukur… – i përgjigjem vetes sot, pas 40 vjetësh, e ndërgjegjshme për bekimin artistik që më solli ai rol.

– Jetoje çastin tënd! – më këshillon daja Kopi që kalon për të pirë një kafe.

Ehh, një fjalë goje. Emocionet po ma rrënojnë ditën.

– Si do të vishesh? – pyet mami.

I tregoj me kokë fustanin e kaltër me pika të bardha që e kam përdorur në një nga planet finale të filmit.

– Vish të kuqin më mirë. Ti je Anisa, jo Zana.

Po afron momenti. Premiera është në ora 19.00, te Pallati i Kulturës. Në derë shfaqen Pipi (Spiro Duni) e Besa (Myftiu) që e ka shtëpinë në anën tjetër të Selvisë. Pastaj Ylli e Cerga. Nisemi grup.

Përpara Pallatit të Kulturës gjejmë operatorin Pëllumb Kallfa, Alush Shimën (piktor i filmit), Spiro Kondurin (inxhinier i zërit), Aleksandër Peçin e profesor Tartarin, të shoqëruar nga bashkëshortet. Karafil Shena, Ermira Bahidi, Tomorr Nushi e Pavlina Leka na prijnë shkallëve. Pas nesh ngjiten Vjollca Liza (piktore kostumesh), Neriman Furxhi (regjisore montazhi) dhe Liljana Tesho, mjeshtre e grimit.

Në hollin e katit të tretë takojmë çiftin Gjika me bijën e tyre, Ester, Bashkim Hoxhën dhe Arben Imamin. Ceremoninë do ta drejtojë Teodor Laço që ka përgatitur një prezantim të shkurtër për secilin prej nesh.

Hapet dera e sallës. Të ftuarit kanë zënë vend të gjithë. Po na presin. Të mitë janë ulur diku në rreshtat e para. Rreth e rrotull shoh fytyra miqësore që na buzëqeshin e na japin zemër. Rruga gjer te shkallëzat e podiumit më duket e gjatë pa fund. Ngjitemi grup e përshëndesim publikun.

* * *

E hënë, 5 prill 2021.

– Zanë, si u gdhive? – mesazhi i Cergës në ËhatsApp.

Që prej disa javësh ndihet nostalgjik; ka rihyrë në rol.

– Do të kisha dashur të isha aty, – i përgjigjem. – Kjo kohë kovidiane na vodhi premierën.

– Kurrsesi! Është e jona edhe pas 40 vjetësh.

Kemi vendosur ta festojmë sipas mënyrës sonë. Do të çmallemi mesazhesh. Rasti më i volitshëm për të kujtuar e, pse jo, edhe për të mësuar gjëra të reja. Duke filluar nga ngjizja e skenarit…

ANISA: Baçi, si nisi puna me skenarin?

BASHKIM HOXHA: Ideja e filmit na lindi në vitin 1977. Viktorit i kishte pëlqyer shumë drama ime «Vërshime Pranverore», e vënë në skenën e Teatrit Popullor një vit më parë. Më takoi një ditë në Kinostudio, ku unë punoja si redaktor, dhe më ftoi të bashkëpunonim për një skenar filmi që do të kishte në qendër rininë. Kam dëshirë të hedh një vështrim poetik mbi botën e të rinjve, më tha.

Gjëja mbi të cilën ramë dakord që në bisedën e parë ishte ideja e një historie dashurie të trajtuar jashtë skemave të realizmit socialist. I propozova një intrigë filmike të bazuar në trekëndëshin klasik «ai, ajo dhe ai tjetri». Viktori më kërkoi t’u shtonim ndjenjave të të rinjve edhe një përplasje mes dy pasionesh që dhurojnë emocione të forta: Arti dhe Sporti. Dalëngadalë, nisi të përvijohet struktura e skenarit të ardhshëm që e titulluam «Ngjyra Tetori». Filluam të ndiqnim koncertet e orkestrës së studentëve të Institutit të Lartë të Arteve dhe ndeshjet e ekipit të volejbollit femra të Dinamos. Variantin e parë të skenarit, që na u kthye me shumë kritika nga Këshilli Artistik, e dorëzuam në pranverë të 78-ës.

ANISA: Tani po kuptoj se në ç’stad pune ndodhej skenari kur Viktor Gjika më takoi në Kinostudio për herë të parë. Ishte korriku i vitit 1978; xhiroja filmin «Vajzat me kordele të kuqe». Gjatë një pushimi mes skenave në dekor, Gëzim Erebara më prezantoi me Viktorin që kishte shprehur dëshirën të më njihte. Më pyeti për rolet që kisha luajtur në teatrin e shkollës, për pasionet e mia dhe se në ç’degë kisha dëshirë të studioja pas gjimnazit. Në fund, duke më shtrënguar dorën, më tha: a je ndopak sportive? I bie Tiranës cep më cep me biçikletë, iu përgjigja, dhe di të shkas me patina.

B. HOXHA: Ky fakt i pëlqeu shumë. Pasi të zgjodhi për rolin e Zanës, më kërkoi të shkruaja dialogjet për një skenë me patina që, në mënyrë simbolike, do të pasqyronte përplasjen e dy pasioneve, muzikës dhe sportit.

ANISA: Cilat ishin vërejtjet që ju bëri Këshilli Artistik?

B. HOXHA: Vërejtja kryesore lidhej me domosdoshmërinë e pasqyrimit në skenar të trekëndëshit Mësim-Punë-Kalitje. Ja përse, një pjesë të skenave i zhvendosëm në Fakultetin e Gjeologjisë, në minierën e Valiasit dhe në poligonin e stërvitjes ushtarake. Na u kërkua, gjithashtu, krijimi i një konflikti ideologjik. Idetë përparimtare kundër atyre konservatore e mikroborgjeze. I «frymëzuar» nga kritikat, i propozova Viktorit të krijonim një personazh të ri, Fotaqin, të cilit i vumë në gojë sugjerimet absurde të Këshillit Artistik.

ANISA: Fili, si ta shpjegoi Viktori thelbin e Fotaqit?

KARAFIL SHENA: Personazhi yt, më tha, ka një objektiv të vetëm: të përfundojë dramën e tij filozofiko-shoqërore «Dashuri dhe Dimër». Për shkak të njohjes së cekët të jetës, ky objektiv shndërrohet në një mision të pamundur dhe, në fund, Këshilli Artistik ia hedh poshtë veprën. Mbaj mend që, në një skenë, i kërkova të më filmonte në portret. Nuk pranoi. Prishet Fotaqi me portrete, m’u përgjigj.

ANISA: Në ç’kuptim ta tha?

K. SHENA: Më la të kuptoj që Fotaqi s’kishte nevojë për nënvizime të tepruara. Ishte i portretizuar mjaft mirë nëpërmjet gjuhës dhe diologjeve të tij.

ANISA: Beni, si të përzgjodhi Viktori për rolin e Bardhylit?

ARBEN IMAMI: Shokët e mi, Cerga dhe Karafili, që ndërkohë i kishin marrë rolet e tyre, më dhanë të lexoja skenarin duke më thënë që Viktori vazhdonte të kërkonte aktorin kryesor. Kur e mbarova, i thashë vetes: ky është rol për mua! I çova fjalë Viktorit të më bënte një kinoprovë dhe pranoi. Kur u takuam, më pyeti se si e konceptoja personazhin. Iu përgjigja që, në sytë e mi, Bardhyli s’kishte asnjë nga karakteristikat e heroit prijatar të realizmit socialist. Ishte i mefshtë, i heshtur dhe pa asnjë iniciativë. Viktorit i pëlqeu kjo analizë. Dy ditë pas kinoprovës, më thirrën për kostumet. Aty të takova ty dhe mora vesh që të kishin besuar rolin e Zanës.

ANISA: Po, ekzakt. A t’ju them një sekret të vogël? Përpara se të takoheshim në film, ty dhe Cergën ju njihja vetëm nga larg, si çuna të bukur. Kur kalonit përpara gjimnazit «Sami Frashëri», ne vajzat afroheshim te kangjellat për t’ju admiruar me shpresën se do të na hidhnit ndonjë vështrim. Hahaa! E kuptoni, besoj, zilinë e shoqeve të mia kur u thashë që në filmin e ri do t’ju kisha që të dy partnerë. … Cerge, po ti, sa kinoprova bëre? Apo roli i Lekës ishte shkruar për ty?

B. HOXHA: Kur u aprovua skenari dhe filloi faza e kërkimit të aktorëve, Viktori kishte veç një emër në mendje për personazhin e Lekës: Ardian Cerga.

ARDIAN CERGA: Erdhi më takoi në Akademi. Diskutuam për shkollën, për pasionet e mia dhe kinematografinë në përgjithësi e, përpara se të ndaheshim, më ftoi të shkoja në Kinostudio për provën e kostumeve. Me një fjalë, roli ishte i imi.

ANISA: Si ta karakterizoi personazhin e Lekës?

A. CERGA: S’mbaj mend të ma ketë shtjelluar në detaje. Më tregoi vetëm që dinamika e personazhit kishte dy faza e më kërkoi të gjeja elementet aktoriale për ta bërë sa më bindës momentin e kthesës, kur Leka pohon që është vërtet i dashuruar me Zanën.

K. SHENA: Në të njëjtën mënyrë, pak a shumë, më përzgjodhi edhe mua. Isha ulur te shkallët e jashtme e po haja një panine. Më afrohet një burrë fisnik e më pyet se në ç’degë studioja. Iu përgjigja që isha student i Dramës. Unë quhem Viktor Gjika, u prezantua. Shtanga në vend! Aq shumë u hutova, sa që e pyeta: ai i vërteti?! Admiroja punën e tij si regjisor por nuk e kisha takuar kurrë personalisht. Më kërkoi leje për të më bërë ca foto dhe u largua. Një muaj më vonë më erdhi ftesa për kinoprovë e dy javë më pas më komunikuan që isha përzgjedhur për rolin e Fotaqit.

YLLI DEMNERI: Viktori dhe Pëllumb Kallfa, operatori i filmit, kalonin orë të tëra duke qëmtuar e fotografuar portrete studentësh. Një mëngjes, ndërsa po nxitoja për të hyrë në mësim, Viktori më bëri shenjë me dorë që t’i afrohem. Më tha që do realizonte një film me të rinj dhe dëshironte të më bënin një fotoprovë. U ndieva i lumtur që e takova. Ishte një nga kineastët më të talentuar të Kinostudios. Në korrik, ndërsa isha me pushime në Durrës, më erdhi një telegram ku më njoftonin se duhej të paraqitesha në Kinostudio për të provuar veshjet e personazhit. Mbaj mend që një pjesë e rrobave të përdorura në film vinte nga mallrat e shtetëzuara të Doganës. Familjeve me «biografi të keqe» ua konfiskonin pakot që u vinin nga jashtë shtetit. Një tjetër arsye ishte pamundësia ekonomike. Plaçkat që të dërgonin dhuratë të afërmit duheshin paguar për t’i marrë në Doganë dhe kishte njerëz që nuk paraqiteshin për t’i tërhequr.

ANISA: Shpesh herë, të njëjtat kostume përdoreshin në disa filma, çka të krijonte ndjesinë e çuditshme se të kishin vjedhur rolin.

B. HOXHA: Anisa, nuk do ta harroj kurrë entuziasmin e Viktorit kur më foli për herë të parë për ty. Edhe në të gjithë botën të kërkoja, më tha, s’do të gjeja një të dytë për rolin e Zanës. Të vlerësonte shumë.

ANISA: Uhh… M’i mbushe sytë me lot, Baçi. Viktori nuk i kursente kurrë përgëzimet dhe kjo veçori e tij ishte shumë frymëzuese për mua. Çdo fjalë të mirë të tij e merrja si një sfidë për të tejkaluar veten në dublin apo në skenën e ardhshme.

Y. DEMNERI: Më kujtohet shprehja e fytyrës së Viktorit gjatë xhirimit të skenës në minierë ku Zana i thotë Lekës: filmi mbaroi, tani jemi në jetë. Ishte i mahnitur nga ajo dritë dhe siguri që çlironte portreti i Anisës.

ANISA: Hera e parë që një femër zbriste në galeritë e nëntokës, sepse e ndalonte Kodi i Punës. Për mendimin tim, iu mëshua ca si tepër anës «burrërore» të personazhit të Zanës. Në një skenë tjetër, për shembull, bëj qitje me kundërajror. Hahaa!

B. HOXHA: Viktori Gjika ju vëzhgonte gjatë gjithë kohës me shumë vëmendje. Frymëzohej nga personaliteti, bisedat dhe ndërveprimet tuaja me njëri-tjetrin për të përshtatur dialogjet e personazheve dhe mizanskenat.

CERGA: Duke dalë nga studio pas shfaqjes së parë të filmit të montuar, Viktori më futi krahun e, me gjysmë të qeshure, më tha: s’e kisha menduar, por Leka më doli personazh kryesor; punë dreqi!

ANISA: Buçi, ç’udhëzime të dha Viktori për filmimin e marrëdhënies Zana-Bardhyli?

PËLLUMB KALLFA: Viktorit i pëlqente shumë muzgu. Drita e tij natyrale zgjat pak, prandaj kompozimi i kuadrit, provat me ndriçimin dhe aktorët bëheshin shumë orë përpara, në mënyrë që gjithçka të ishte gati për xhirimet në muzg. Një tjetër element filmik ishin planet e afërta. Dialogjet më të bukura të Zanës me Bardhylin janë xhiruar pothuajse të gjitha në plan portret. Disa prej tyre i kam filmuar me kamera në sup. Dua t’ua përkëdhelësh portretet me kameran tënde, më udhëzonte Viktori. Veçoj sidomos skenën te kolonat e Muzeut Arkeologjik në Durrës, bisedën përgjatë rrjetës së volejbollit dhe portretet te shkallët e Instituti Bujqësor ku Zana këndon ta-ra-ra-ri-ra-ra ndërsa Bardhyli fishkëllen melodinë që luante me violonçel.

ANISA: Profesor, si ju erdhi ftesa për të kompozuar muzikën e filmit «Në çdo stinë»?

ALEKSANDËR PEÇI: Bashkëpunimi i parë me Viktor Gjikën ishte në vitin 1977 për muzikën e filmit «Gjeneral Gramafoni». Mbaj mend që pata krijuar një vijë melodike për skenën e dritares, ku klarinetisti Halit Berati takohet me të vluarën e tij, por nuk e përdora. Në pranverë të 80-ës, gjatë një takimi të rastësishëm, Viktori më pyeti nëse ia kisha premtuar ndokujt atë melodi. Jo, i thashë. Do të jetë lajtmotivi i filmit të ri që ka në qendër dashurinë e një violonçelisti me një volejbolliste, m’u përgjigj.

Fakti që njëri nga dy rolet kryesore të filmit ishte muzikant, më joshi përnjëherë. Kur kompozoj muzikë filmash, partiturën e konceptoj si një personazh më vete e jo thjesht si një element lidhës. Muzika u jep hapësirë skenave (sidomos atyre të xhiruara në natyrë) dhe nxjerr në pah dialogjet mes aktorëve duke u krijuar një sfond të bukur. Në rastin e personazheve muzikantë, kolona zanore mundëson të shprehurit me anë të gjuhës, timbrit dhe dramatikës së instrumentit.

Për kompozimin e muzikës ndihmojnë shumë bisedat me regjisorin, leximi i skenarit dhe imazhet e xhiruara. Kur pashë në moviolë skenat e para të filmit, mbeta i magjepsur. Më goditi sidomos skena e detit ku Zana i kthen shpatullat Bardhylit e zemëruar, ndërkohë që Leka hidhet në ujë «për të shpëtuar violonçelin». Këto elemente më frymëzuan për të kompozuar atë muzikë që e njohin të gjithë, tashmë.

ANISA: Shumë herë, kur flitet për filmin, artdashësit fishkëllejnë muzikën e tij në vend që të kujtojnë ndonjë batutë.

A. PEÇI: Në violonçel interpreton i madhi Gëzim Laro, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTV Shqiptar me dirigjent Mjeshtrin Eno Koço. Ndryshe nga filmi që përjetësohet në celulozë dhe s’ndryshon më, muzika pasurohet e ripërtërihet çdo herë që luhet. Koncertistë të rinj e marrin veprën dhe i japin një jetë të dytë, të tretë, të katërt duke e interpretuar me një frymë të re ose duke e përshtatur për instrumenta të tjerë. Një rrugëtim të tillë pati e vazhdon të ketë edhe muzika e filmit «Në çdo stinë».

B. HOXHA: Një nga kolonat zanore më të bukura të kinematografisë shqiptare!

ANISA: Profesor, përfitoj nga rasti për t’ju propozuar të kompozoni edhe muzikën e «Në çdo stinë 2», skenari i të cilit është në proces pune. Ideja që filmi të kishte një vazhdim është e Viktor Gjikës. Mendonte të na bashkonte pas 10 vjetësh. Pra, bëhej fjalë për vitet 90. Veçse gjërat rrodhën ndryshe dhe nuk arriti ta realizonte kurrë. Në skenarin e ri, personazhet takohen pas 40-vjetësh në një Tiranë që pothuajse nuk e njohin më. Kaq. Nuk them asnjë fjalë më tepër.

A. PEÇI: Pranoj me kënaqësinë më të madhe. Më keni në dispozicion!

K. SHENA: Filmi i dytë do të rrëfejë epokën që po jetojmë. Bashkë me ndryshimet e vendit, kanë ndryshuar edhe personazhet. Janë më të thellë e më të vërtetë.

ANISA: Çfarë e kushtëzoi vendimin e Viktorit për të xhiruar me ekran të gjerë?

P. KALLFA: Fryma poetike e filmit. Zgjedhjen artistike të formatit të gjerë Viktori e kishte bërë që në shkrim të skenarit, për të theksuar lirizmin e tij.

ANISA: Cilat janë veçoritë teknike të ekranit të gjerë?

P. KALLFA: Kërkon një kontroll absolut të kuadrit! Që nga plani i parë, gjer te lëvizjet e figurantit më të skajshëm. Sepse syri i spektatorit kap shumë më tepër detaje se sa në një format të zakonshëm. Po marr shembullin e skenës me patina te sheshi prapa Muzeut Arkeologjik në Tiranë. Sipas këndit nga filmon kamera, në ekran shihen herë studentë që zbresin shkallët e Akademisë (100 a 150 metra më larg), herë një çiklist që bën akrobaci me biçikletën e tij diku mes TVSH-së dhe stadiumit «Qemal Stafa».

ANISA: Poo! Më kujtohet çiklisti akrobat. Ishte i trupës së Cirkut. E përsëriti koreografinë dy-tri herë, aq sa mendova se do të qëndronte me ne, në mes të sheshit. Kur Viktori i tregoi pikën se ku do të shkonte, m’u duk se po tallej. Sa herë që e shoh atë skenë, sytë më shkojnë vetiu te çiklisti që lëviz në thellësi. Ç’mizanskenë e saktë!

P. KALLFA: Nga puna me Viktorin mësoje shumë dhe frymëzoheshe. Njihte në mënyrë të përsosur kuadrin dhe teknikat e xhirimit e të ndriçimit.

ANISA: Për planet në portret, na këshillonte të përdornim sa më pak mimikë. Ekrani i gjerë të tradhton, thonte. Me një fjalë, po t’u mëshoje shprehjeve të fytyrës, në ekran do të dukeshin si ngërdheshje. Portretin e Zanës që reciton nën zë duke dëgjuar vargjet e Elës e ka filmuar Viktori. Udhëzimet ishin tejet të qarta: murmurit mes buzëve veç fillimin e fjalës; vazhdimin dhe fundin i shqipton syri i spektatorit falë ekranit të gjerë. Është një nga kujtimet më të vyera që kam nga filmi.

A. IMAMI: Viktori ishte, mbi të gjitha, regjisor i imazhit. Kishte instinktin e strukturës filmike. Punonte me vrull, siç kishte karakterin, dhe ishte një organizator i shkëlqyer.

Y. DEMNERI: Për mendimin tim, tipari kryesor i tij ishte pasioni artistik. Krijonte një atmosferë të bukur pune ku përfshiheshin të gjithë. Që nga aktorët kryesorë gjer te ndihmës-teknikët. Kur pikaste shkëndija pasioni në lojën tonë, entuziasmohej.

K. SHENA: Respektonte shumë personalitetin e aktorëve. I vinte në kushte psikologjike optimale, në mënyrë që të arrinin aty ku dëshironte Viktori nëpërmjet rrugëve dhe formave që u vinin për mbarë aktorëve. Dy vjet përpara se të vdiste, pata fatin të haja një darkë me të, në Athinë. Mjeshtërinë e aktorit ma ka mësuar Sandër Prosi, më tregoi. Se kur studioja për operator, i jepja rëndësi vetëm kompozimit të kuadrit.

A. CERGA: A ju kujtohet dita e parë e xhirimeve?

ANISA, K. SHENA, A. IMAMI, Y. DEMNERI: Poo!

P. KALLFA: E nisëm me xhirimin e skenave në dekor ku kishim ndërtuar dhomat e konviktit të djemve e të vajzave, në pritje të ngjyrave të vjeshtës në rrugët e Tiranës.

A. CERGA: Skena e parë e ditës së parë të xhirimeve ishte kthesa e famshme e Lekës. Përgatitet për takimin te Liceu Artistik por e kupton që e ka humbur bastin. Filluam me planin ku unë vij e ulem në krevat i zhgënjyer.

ANISA: U filmua dubli i parë dhe pastaj… Stoop! Viktori ndërpreu xhirimin dhe hapi shishen e konjakut, si të ishte shampanjë. Shishja kaloi dorë më dorë, pa gota.

Y. DEMNERI: Më kujtohet që, në njërin nga planet, Leka shprish flokët dhe bën grimasa përpara pasqyrës. Në dublin e fundit i nxorri gjuhën vetes çka nuk ishte në skenar. Viktori zgjodhi në montazh pikërisht dublin me përqeshjen e improvizuar.

K. SHENA: Skenë e vështirë për ditën e parë të xhirimeve por, bravo të qoftë Nani, ia dole mbanë për bukuri.

A. CERGA: Kur mbaruam, Viktori më tërhoqi mënjanë e më pëshpëriti: kjo ishte skena me S të madhe e rolit tënd; tani bëj qejf.

ANISA: Beni, si u përgatite teknikisht për rolin e violonçelistit?

A. IMAMI: Duke mos qenë aspak muzikor nga natyra, pjesa që më mundoi më shumë gjatë përgatitjes së rolit ishte pikërisht «mësimi» i violonçelit. Viktori nguli këmbë për të më filmuar pa dublues. I jam shumë mirënjohës violonçelistit Kujtim Vorpsi që, në pak javë, arriti të më familjarizojë me instrumentin e të më mësojë qëndrimin në karrige me violonçel, pozicionin në të cilin lihet pasi mbarojnë provat, vendosjen e dorës në tastjerë, mbajtjen e harkut… Më i vështiri nga të gjithë qe realizimi i vibratos.

ANISA: Mendoj se zgjedhja e veglës muzikore nuk ishte e rastësishme. Me tingullin e tij magjepsës, aq të afërt me zërin e njeriut, violonçeli e nxorri edhe më në pah dualitetin që karakterizon personazhin tënd. E shpreh bukur Zana kur të pyet: po ti nga ke ngjarë kështu?! Lindur në Kukës, babain oficer kufiri… Papritur, ti muzikant! Bardhyli ishte ai që askush nuk e priste të ishte. Befasues dhe origjinal.

B. HOXHA: Anisa, pas 40 vjetësh, cilat mbeten për ty skenat më të dashura të filmit?

ANISA: Më janë shumë të dashura të gjitha skenat e volejbollit. Edhe sot e kësaj dite, jam në gjendje të realizoj shërbimin e topit me të njëjtën saktësi dhe shpejtësi siç ma mësuan profesor Kreshniku dhe Ela Tase. Ndër më të dashurat kam edhe skenat poetike: vështrimet që shkëmbejnë Zana dhe Bardhyli në mensën e qytetit Studenti, zgjimin e lumtur në dhomën e konviktit dhe darkën kokë më kokë ku Zana merakoset se Bardhyli është hequr. Së fundi, në morinë e portreteve që kam në film, veçoj tre më të vyerit: portretin e Zanës me kurorën e luleshqerrave në Apolloni, portretin nën ujë që, në sytë e Bardhylit, zëvendëson të Bukurën e Durrësit dhe, siç e thashë më sipër, portretin e filmuar nga Viktor Gjika kur recitoj vargjet për dashurinë që ka shkruar Ela.

B. HOXHA: A ju kujtohet ndonjë skenë e xhiruar me të qeshura të shfrenuara, djema?

A. CERGA: Skena e zborit që zhvillohet në fillim të filmit. Poligoni i qitjes ndodhej diku në rrëzë të malit të Dajtit, në mes të një pylli maresh. Në pritje të fillonte xhirimi, shkuam grup të mblidhnim mare. Mblidh e ha, mblidh e ha…, gjer sa na u trash gjuha.

K. SHENA: Viktori u shkri gazit në fillim por, kur e pa që s’ishim në gjendje të flisnim e po vonohej xhirimi, na u sul me të shara. Dhe ne qeshnim edhe më fort…

ANISA: Një pyetje për secilin nga ju: cilat mendoni se janë arsyet që shpjegojnë suksesin e bujshëm të filmit?

A. PEÇI: Harmonia mes elementëve të tij përbërës, do të thoja.

P. KALLFA: Talenti i Viktor Gjikës, tema që trajton, mizanskena e zhdërvjelltë, ekrani i gjerë me ngjyra, fotogjenia e aktorëve… «Në çdo stinë» mbetet, edhe sot, një nga filmat kult të Kinostudios.

A. IMAMI: Për mendimin tim, çelësi i suksesit është trajtimi i botës rinore me një këndvështrim poetik e sensual. Një risi absolute për atë kohë. Në diktaturë, çdo vepër jopolitike konsiderohej pothuajse si kundër regjimit. Kjo etiketë, në vend që ta dëmtonte, i bëri mirë filmit; e afroi me publikun liridashës.

K. SHENA: Sipas meje, suksesi shpjegohet të paktën nga 4 faktorë. 1) Filmi thyu kornizën e akullt të realizmit socialist dhe hapi një kapitull të ri në kinematografinë shqiptare. 2) Bashkëmoshatarët e identifikuan plotësisht veten me personazhet e filmit. Dilnin nga kinemaja të mbushur me energji pozitive dhe aspirata të bukura. 3) Rolet interpretohen nga një trupë e larmishme aktorësh. Një lloj mozaiku ku, çdo gur apo paftë, ka rëndësinë e vet të përveçme e të përbashkët. Me një fjalë, individualitete të spikatura në një ansambël funksional. 4) Emri i Viktor Gjikës si bashkëskenarist dhe regjisor ishte, që në fillim, garanci dhe sinonim i suksesit që do të kishte filmi.

ANISA: Po për ty, Ylli?

Y. DEMNERI: E para herë që në skenar s’kishte rol sekretari partie. Ndryshe nga filmat e tjerë ku dashuria mes të rinjve trajtohej në kuadrin e luftës së klasave dhe fitoreve të proletariatit, Zana e Bardhyli debatojnë për pasionet e tyre, artin dhe sportin, duke dëgjuar Betovenin. Për herë të parë, në marrëdhëniet sentimentale, shohim një vajzë më të guximshme se partneri i saj. Pa dyshim, edhe interpretimi yt bindës e modern, pa maniera, është një nga arsyet e suksesit të filmit.

A. CERGA: Jo më kot meritove Kupën e Festivalit të 4-t të Filmit Artistik Shqiptar si aktorja më e mirë në rol kryesor.

ANISA: Ju faleminderit, çuna. Dua të përmend edhe një element tjetër që karakterizon filmin tonë. E kam fjalën për erotizmin që e përshkon fill e fund. Sy të kaltër, buzë mishtore, gjinj rinorë, vështrime ndjellëse… Shtojini forcën rinore që bulëzonte nga çdo pore apo vargjet e dashurisë dhe rezultati është… eksploziv!

Sa për partishmërinë, gjithë duke qenë shumë e pranishme në film (po, po!), nuk ua vret sytë dhe veshët spektatorëve sepse vëmendja e tyre përqendrohet tek idili Zana-Bardhyli. Nëse ju kujtohet, udhëzime partishmërie «nga lart» vinin edhe gjatë xhirimeve. Filmimet e para të projektuara në Kinostudio, ishin cilësuar tepër poetike, larg realitetit socialist. Viktori u detyrua të shtonte aty-këtu ca plane-pyka me dialogje parimore e të hiqte një pjesë të vargjeve lirike që recitoheshin në film.

B. HOXHA: Krejt e vërtetë. Madje, ndryshime na u kërkuan edhe pasi kishin mbaruar xhirimet. Sipas Këshillit Artistik, filmi mbyllej në mënyrë tepër romantike. Tek shkon në takim me Bardhylin që e pret buzë urës me dy biçikleta, Zana përshkon një rrugë ku vallëzojnë gjethe vjeshte. Finales iu shtuan planet e shëtitjeve me biçikleta nëpër Tiranë, të shoqëruara nga vargje revolucionare për dashurinë. Jam i sigurt që këto vërejtje sot tingëllojnë qesharake por, në atë kohë, ishin kusht i paanashkalueshëm për aprovimin e filmit. Mjafton të lexoni tekstin e ftesës së premierës. Të jep përshtypjen sikur «Në çdo stinë» u realizua për të kremtuar 40-vjetorin e themelimit të Partisë dhe punimet e Kongresit të 8-të.

A. CERGA: Absurditete pa fund!

K. SHENA: Meqenëse e filluam me kujtimin e premierës, po ju tregoj se ç’mbaj mend nga ajo mbrëmje. Së pari, isha ujë në djersë, gjatë gjithë kohës. Së dyti, vetja s’po më pëlqente fare dhe kjo më futi në ankth. Në shumë nga skenat që interpretoja, të pranishmit në sallë qeshnin. Së fundi, për herë të parë në jetën time, dikush më kërkoi një autograf. Ndihesha si në ëndërr. Kur mbaroi filmi, e pashë veten të rrethuar nga shumë njerëz. Ishin miqësorë dhe të emocionuar por ky fakt s’më qetësoi aspak. Sikleti dhe djersitja ime vazhdonin…

ANISA: Të njëjtat ndjesi edhe unë. Sapo doli fjala «FUND» në ekran, njerëzit m’u afruan për të më përqafuar. Viktori bëri një hap prapa e më shtyu drejt tyre. M’u kujtuan fjalët e daja Kopit: shijoje çastin tënd! Kur po ktheheshim në shtëpi, Spiro Duni, që e kuptoi suksesin e filmit, më dha një këshillë historike. Përfito nga nata e fundit si njeri normal, më tha. Që nesër, do ta kesh të vështirë të kalosh rrugës pa rënë në sy. Vox popoli, vox Dei! Këto ishin fjalët e Pipit.

Y. DEMNERI: Pas daljes së filmit në kinema, sa herë që kaloja në rrugën e Durrësit për t’u kthyer në shtëpi, vajzat e gjimnazit «Qemal Stafa» më thërrisnin me zë të lartë: eej, radha 2, karrigia 7!

B. HOXHA: Është e këndshme të mendosh që edhe sot, pas 40 vjetësh, disa nga batutat e filmit vazhdojnë të qarkullojnë mes artdashësve. «Të gjitha vajzat e Durrësit janë të bukura»; «Për lulet, lule! Jepua xhajë kampioneve!»; «Sipas kësaj logjike, ti duhej të ishe kandil deti me shpejtësi kozmike»; «Ah, moj Mira, që s’ma vare kurrë; unë me bukë e ti me gur!»; «Që ditën e parë të dashurisë së parë, u grindëm dhe u ndamë për çështje parimore. Ajo s’njihte Danten, Molierin!»; «Ku je ujk, ku je?», etj.

A. CERGA: Shumë emocionuese ishin edhe radhët e gjata përpara biletarive të kinemave. Spektatorë të të gjitha moshave! Në ndërmarrjet, biletat shpërndaheshin me autorizim nga komiteti i Bashkimeve Profesionale.

ANISA: Pak ditë pasi doli filmi, fillova të merrja letra nga artdashësit. Dhjetë-pesëmbëdhjetë letra në javë! I dërgonin në Kinostudio ose në Institutin e Lartë të Arteve dhe kush më njihte m’i sillte në shtëpi ose i linte te sekretaria e Fakultetit të Mjekësisë. Mbaj mend që u jam përgjigjur të gjithëve. Më dukej më e pakta që mund të bëja për t’i falenderuar për simpatinë dhe vlerësimin që më shprehnin.

B. HOXHA: Në vitin 1981, filmi «Në çdo stinë» përfaqësoi Shqipërinë në seksionin Panorama të Festivalit Ndërkombëtar të Lokarnos dhe u prit mjaft mirë nga publiku i huaj. Dialogjet e filmit i kishte përkthyer në frëngjisht i madhi Jusuf Vrioni.

K. SHENA: Mirënjohje të përjetshme poetit të ekranit, Viktor Gjika, Nderi i Kombit.