Deputeti i PS-së, Erion Braçe thotë se çmimet nuk caktohen në protesta dhe të protestosh kundër rritjes së çmimeve është një hipokrzi e madhe. Braçe tha se ky është populizëm dhe se kjo nuk është zgjidhje, por liria dhe konkurueshmeria në tregje është ajo që duhet. Sipas Braçes në një ekonomi tregu funksionale çmimet i vendos kërkesa dhe oferta në tregjet kombëtare
LEXO edhe…
Rritje e çmimeve për mallrat dhe shërbimet në të gjithë botën
‘Populizmi nuk i ul cmimet! Kuuuuurreeeeee! Tre gjera dua te them; E para, eshte popullizëm purite thuash “kemi 30 vite ne ekonomi tregu dhe cmimet nuk i vendos Qeveria”, referuar rritjes se cmimeve.
Qeveria jo, por institucione publike e te pavarura, rregullatore, e bejne qe cke me te; cmimi i energjise eshte cmim i rregulluar, cmimi i ujit eshte cmim i rregulluar dhe ka arsye, mbrojtja e interesit publik.
Te besh populizem e te terhiqesh plotesisht, do te thote tu lesh dore te lire abuzuesve ne treg, te cilet minimalisht, ndihen te pa vezhguar, te pa hetuar, te pa ndeshkuar per abuzimet e tyre ne tregje;
Shqip, i nxit! E dyta, ne nje ekonomi tregu funksionale, konkurruese, cmimet vendosen nga kerkesa dhe oferta ne tregjet kombetare; Pra, cmimet ne ekonomine e tregut funksionale dhe konkurruese, nuk i caktojne dy, tre, kater, pese ndermarrje me sjellje te koordinuar dhe per te ruajtur fitimet e tyre.
Nese ne ekonomine e tregut, funksionale e konkurruese, cmimet nuk i cakton Qeveria, pa me te voglin diskutim nuk mund ti caktojne as kater pese private qe perdorin fuqine e tyre ekonomike per te deformuar tregun, vrare konkurrencen dhe ruajtur fitimet e tyre.
E treta, cmimet nuk caktohen ne protesta; eshte thelbesisht populizem te pretendosh se me protesta do caktosh cmime ne treg! Eshte po aq populizem sa, ne tregje te perqendruara e kontrolluara nga 4-5 ndermarrje, pa konkurrence, te thuash se duke ulur TVSH-ne do ulesh cmimet; Nuk ndodh, eshte e provuar se nuk ndodh.
Perkundrazi godet shtyllen me te rendesishme te te ardhurave, zeron mundesine per te perdorur instrumenta mbrojtes, kompesues, rimbursues ne shtresa te gjera qe goditen nga rritja e cmimeve!
Populizmi u provua qe nuk eshte zgjidhje! Liria dhe konkurrueshmeria ne tregje eshte ajo qe na duhet.
VO: eshte hipokrizi e madhe qe pasdite te protestosh kunder rritjes se cmimeve dhe, ne mbremje, ne emisionin tend eshte reklama e ndermarrjes qe shet produktet me cmimet e rritura!’-shkruan Braçe.